• петок, 15 мај 2026

Dy aeroplanë me udhëtarë nga anija në të cilën është përhapur hantavirusi kanë ateruar në Holandë

Dy aeroplanë me udhëtarë nga anija në të cilën është përhapur hantavirusi kanë ateruar në Holandë

Amsterda, 12 maj 2026 (MIA) - Dy aeroplan me 28 udhëtarë nga kroçera "MV Hondius", në të cilën është përhapur hantavirusi, sot ka ateruar në Holandë. 

Në aeroplan ndodheshin tetë shtetas holandez, ndërsa udhëtarët e tjerë me kombësi të ndryshme nga Holanda do të kthehen në atdheun e tyre. 

Si masë paraprake 12 punonjës të spitalit ku po trajtohet një person i infektuar me hantavirus, janë vendosur në karantinë për gjashtë javë pasi nuk kanë zbatuar protokollet e rrepta për pacientin. 

Nga fillimi i përhapjes së virusit në anije, kanë ndërruar jetë tre persona, një çift nga Holanda dhe dy shtetas gjerman. 

Virusi zakonisht përhapet përmes brejtësve, por në raste të rralla është i mundur edhe transmetimi nga njeriu te njeriu. Hantavirusi është endemik në disa rajone të Argjentinës, veçanërisht në rajonin e Andites. Anija "MV Hondius" në fillim të prillit u nis nga Argjentina. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан