Durmishi: Protesta e sotme përfundoi, por e vërteta mbeti - BDI 20 vite manipuloi me gjuhën shqipe
- Sot jemi këtu sepse e vërteta duhet të thuhet siç është: Studentët sot protestuan kundër një padrejtësie ndaj tyre nga koha e BDI-së. Të gjithë shqiptarët e dinë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është zhvilluar në gjuhën shqipe.
Shkup, 18 maj 2026
Sot jemi këtu sepse e vërteta duhet të thuhet siç është: Studentët sot protestuan kundër një padrejtësie ndaj tyre nga koha e BDI-së. Të gjithë shqiptarët e dinë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është zhvilluar në gjuhën shqipe.
Protesta është e drejtë demokratike dhe askush nuk e konteston këtë. Por, ne reagojmë kundër atyre që mundohen ta manipulojnë të njejtën.
Sot në protestë u shfaqën, pa fije turpi edhe dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti.
Këta që sot përpiqen ta ndezin këtë temë, përdorën pushtetin për t’u pasuruar në kohën kur duhej të ishte rregulluar problemi.
Të ndëruar studentë,
Ne kemi folur hapur me ju. Kemi pranuar kërkesën e tuaj dhe u kemi premtuar se problemin do ta zgjidhim.
Ju kërkuat që provimi i jurisprudencës të bëhet shqip, ne po i bëjmë shqip të gjitha provimet profesionale.
Për këtë sot në qeveri u zhvillua një takim mes kryeministrit Mickoski dhe kryetarëve të VLEN-it. Prandaj ne me shumë siguri jut hemi: Provimet shumë shpejtë do të jenë edhe në SHQIP.
Shqiptarët nuk janë naivë. Ata e shohin shumë qartë se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur.
Prandaj pyetja është tjetër. Pse Ali Ahmeti fshihet pas studentëve? Pse nuk u thotë shqiptarëve se këtë çështje nuk e zgjidhën kur kishte gjithë pushtetin në dorë?
Edhe një herë, Ali Ahmeti dëshmoi se e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. E ndez zjarrin nga prapa, i shtyn tjerët përpara dhe pastaj mundohet të përfitojë politikisht.
Të nderuar,
Kjo temë nuk duhet të shndërrohet në përplasje mes institucioneve dhe studentëve.
Studentët janë fëmijët tanë.
Prandaj, i ftojmë studentët të mos bien pre e manipulimeve politike dhe të kenë besim se këtë çështje tashmë e ka marrë në duar VLEN-I dhe se e njëjta po zgjidhet shumë shpejtë.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: MIA arkiv