Durmishi: Paga minimale do të rritet në mars konform metodologjisë së vërtetuar
- Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi mbetet në qëndrimin se paga minimale do të rritet në mars kur do të kryhet harmonizimi i saj me metodologjinë e vërtetuar.
Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi mbetet në qëndrimin se paga minimale do të rritet në mars kur do të kryhet harmonizimi i saj me metodologjinë e vërtetuar.
Në përgjigje të pyetjes së deputetëve për rritjer të pagës minimale në 600 euro, Durmishi e akuzoi mopozitën se bën marketing politik.
"Nuk ka nevojë për marketing politik. Ne nuk jemi kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të rritet në bazë të parametrave ekonomikë - prodhimtarisë, fuqisë punëtore....", tha Durmishi duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Jovana Trençevska të LSDM-së.
Tha se kurr nuk kanë hequr dorë nga bisedimet për pagat dhe se 20.000 punëtorë në sektorin publik do të kenë rritje të pagave.
Lidhur me pagat e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, të cilat u rritën për 78 për qind me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Durmishi njoftoi se Qeveria së shpejti do të marrë vendim për ngrirjen e këtyre pagave.
"Ndryshe nga ju, që rritët pagat e zyrtarëve, ne po punojmë në drejtimin e kundërt dhe nuk do t'i rrisim pagat e zyrtarëve. Kjo do të vendoset shumë shpejt dhe këto paga do të ngrihen. Ju doni të krijoni një perceptim se situata ekonomike është rezultat i politikave aktuale, dhe jo i politikave katastrofike të kohës suaj", tha Durmishi. mb/
Foto: printskrin