Durmishi: Me propozim-ndryshimet për lojëra të fatit kumarin e largojmë nga institucionet arsimore
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se me ndryshimet e paralajmëruara të reja të propozim-ligjit për lojëra të fatit dhe lojërat argëtuese pritet të ngushtohet rrethi i lojërave të fatit.
Shkup, 18 maj 2026 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se me ndryshimet e paralajmëruara të reja të propozim-ligjit për lojëra të fatit dhe lojërat argëtuese pritet të ngushtohet rrethi i lojërave të fatit.
"Për herë të parë miratojmë ligj për propozim-ndryshimet e Ligjit për lojëra të fatit, me të cilin parashikohen 500 metra distancë (të kazinove) nga shkollat fillore dhe të mesme. Për herë të parë do të ketë rend, mbrojtje më të madhe të interesit publik, posaçërisht kur bëhet fjalë për të rinjtë", ta ministri i Ekonomisë.
Durmishi potencoi se kufizimi prej 500 metrave nuk është masë politike, por masë mbrojtëse.
"Kemi vendosur rregulla të qarta, pasi nuk do të lejojmë që kumari të reklamohet si mënyrë e shpejtë për t'u pasuruar ose fitim i lehtë, posaçërisht në përmbajtjet që ndikojnë te të rinjtë. Qëllimi është i qartë, të vendoset kontroll më i madh dhe standarde evropiane në luftën kundër kësaj industrie", tha ministri.
Me propozim-ndryshimet pritet të ndalohen edhe lojërat elektronike të fatit, pasi, siç tha ministri, e dimë se të rinjtë shumë shpejtë mund të arrijnë tek to.
"Si kabinet qeveritar do të jemi kundër kësaj derisa tërësisht nuk i largojmë nga vendi ynë. Dhe atë e bëjmë. Në fillim, ndryshimet janë hapi i parë. E ngushtojmë rrethin e tyre, i largojmë nga vendet ku janë të rinjtë dhe e kufizojmë reklamimin", tha ai.
Ministri Durmishi theksoi se Qeveria po punon çdo ditë për të rritur standardin e jetesës së qytetarëve.
"Me ndihmën e marrëveshjeve kolektive, kemi arritur të rrisim pagat me qëllim që të ndikojmë në rritjen e produktivitetit në sektorin publik, pastaj të rrisim pagën minimale në sektorin privat. Me Planin operacional dhe me Ligjin për mbështetje financiare për investitorët me të gjitha mekanizmat, i përkrahim sektorin privat, odat ekonomike dhe krijojmë kushte më të mira për punonjësit dhe që ata të rrisin produktivitetin, në të njëjtën kohë do të rritet edhe paga minimale. Ne jemi të përkushtuar për këtë dhe punojmë çdo ditë", tha Durmishi. bsh/
Foto: Printskrin nga video