• четврток, 25 декември 2025

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore në të gjithë vendin

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore në të gjithë vendin

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës, ka dukshmëri të zvogëluar në disa akse rrugore në të gjithë vendin, kumtioi NP "Rrugët e Maqedonisë", duke apeluar për drejtim të kujdesshëm.

"Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 30 metra në rrugën Zhirovnicë - Lukovë, dukshmëri të zvogëluar 150 metra në zonën e Tetovës, Shtipit, Petrovecit dhe Demir Kapisë", qëndron në kumtesën.

Nga atje shtojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa në disa rrugë që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан