Dukshmëri e zvogëluar deri në 20 metra për shkak të mjegullës në aksij rrugor Mavrovë - Bunec
- Dukshmëri të zvogëluar deri në 20 metra për shkak të mjegullës ka në rrugën Mavrovë-Bunec, njoftoi sonte NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Dukshmëri të zvogëluar deri në 20 metra për shkak të mjegullës ka në rrugën Mavrovë-Bunec, njoftoi sonte NP "Rrugët e Maqedonisë".
Ndërmarrja informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata dhe të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Ata theksojnë se ekipet e kujdestarisë së NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe po i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.
Informacione më të hollësishme, pjesëmarrësit në trafik mund të marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502. mb/
Foto: MIA