Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në rrugët malore
- Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në disa rrugë malore. Në vendkalimin malor Pletvar dukshmëria është deri në 100 metra, në Krushevë 20 metra dhe në aksin rrugor Kodra e Diellit-fshati Lisec 40 metra.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në disa rrugë malore. Në vendkalimin malor Pletvar dukshmëria është deri në 100 metra, në Krushevë 20 metra dhe në aksin rrugor Kodra e Diellit-fshati Lisec 40 metra.
"Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", njoftoi LAMM.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: MIA arkivi