Dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në Pletvar dhe Strazhë
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Reshje të dobëta bore vërehen vetëm në Kodër të Diellit, pa vonesa në rrugë, përderisa mjegull me dukshmëri të ulur deri 150 metra është e pranishme në qafat malore Pletvar dhe Strazhë, njoftojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Reshje të dobëta bore vërehen vetëm në Kodër të Diellit, pa vonesa në rrugë, përderisa mjegull me dukshmëri të ulur deri 150 metra është e pranishme në qafat malore Pletvar dhe Strazhë, njoftojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Nga atje shtojnë se të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, ndërsa në disa akse rrugore të cilat kalojnë në gryka dhe lugina është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të imëta të dheut.
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim me kujdes të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s