Dukshmëri e ulët për shkak mjegullës në akset rrugore Stracin-Kratovë, Shkup-Tetovë, Veles-Shkup dhe Kumanovë-Shkup
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak paraqitjes së mjegullës është vërejtur dukshmëri e ulët deri në 100 metra në akset rrugore Stracin-Kratovë, prej 30 deri në 50 metra në akset rrugore Shkup-Tetovë, prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Veles-Shkup, Shkup-Veles dhe Kumanovë-Shkup. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak paraqitjes së mjegullës është vërejtur dukshmëri e ulët deri në 100 metra në akset rrugore Stracin-Kratovë, prej 30 deri në 50 metra në akset rrugore Shkup-Tetovë, prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Veles-Shkup, Shkup-Veles dhe Kumanovë-Shkup. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s