• сабота, 14 март 2026

Dronë e kanë goditur kryeqytetin afgan pas sulmeve ajrore thellë në Afganistan

Dronë e kanë goditur kryeqytetin afgan pas sulmeve ajrore thellë në Afganistan

Islamabad, 13 mars 2026 (MIA) - Të paktën tre dronë sonte e kanë goditur kryeqytetin pakistanez, si hakmarrje për sulmet ajrore thellë në Afganistan, në eskalimin e ashpër mes vendeve fqinje pas përleshjeve disajavore kufitare.

Dy dronë janë rrëzuar nga sistemi pakistanez për mbrojtje ajrore, ndërsa një ka goditur një kompleks banesor, i cili i takon shërbimeve zbuluese të vendit në periferi të Islamabadit, deklaruan përfaqësues të intetelegjencës për DPA.

Ministria afgane e Mbrojtjes në mëngjes informoi për sulme me dronë ndaj instalimeve ushtarake në Pakistan.

Këtë javë filluan përpjekjet për ndërmjetësim, me ç'rast i dërguari i posaçëm i Kinës për Afganistanin ka mbajtur biseda në dy kryeqytetet. bsh/

Foto: EPA arkiv

Остани поврзан