Drejtoria e Librave Amë avancon 15 të punësuar
- Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar avancimin e pesëmbëdhjetë (15) të punësuarve në këtë institucion. Ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe një vlerësim të merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite.
Shkup, 9 shkurt 2026
Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar avancimin e pesëmbëdhjetë (15) të punësuarve në këtë institucion. Ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe një vlerësim të merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite.
Avancimet konsiderohen si dëshmi konkrete se puna e ndershme dhe angazhimi i vazhdueshëm njihen dhe shpërblehen. Ky proces, sipas drejtuesit të institucionit, është një motiv shtesë për të vazhduar me vendosmëri edhe gjatë këtij viti, duke krijuar mundësi të barabarta që çdo punëtor të arrijë titullin që e meriton me dinjitet.
Ky zhvillim shënon një moment të veçantë për Drejtorinë e Librave Amë, duke forcuar rolin e saj si institucion që vlerëson dhe shpërblen punën e ndershme dhe profesionalizmin.
Alternativa
_______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Alternativa