• сабота, 23 мај 2026

Drejtoria Doganore ka sekuestruar një pllakë ari me vlerë 4,5 milionë denarë, e gjetur në këpucën e një udhëtari në vendkalimin kufitar, Bogorodicë

Drejtoria Doganore ka sekuestruar një pllakë ari me vlerë 4,5 milionë denarë, e gjetur në këpucën e një udhëtari në vendkalimin kufitar, Bogorodicë

Shkup, 19 maj 2026 (MIA) - Një pllakë ari në vlerë prej 4,5 milionë denarë është sekuestruar gjatë një aksioni të zyrtarëve doganorë në dalje të shtetit në vendkalimin kufitar, Bogorodicë. 

Siç informojnë Drejtroia Doganore, rasti është zbuluar pasi autobusi që qarkullonte në linjën Gostivar-Stamboll është ndarë për kontrollë, pas së cilës, për shkak të dyshimeve të bazuara, është kryer kontroll i detajuar i një udhëtari, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, në njërën prej këpucëve të tij është gjetur një pllakë ari me peshë 848 gramë, e mbështjellë me letër të bardhë. 

Me qëllim kontrabandimin, autori, i cili e kishte mbajtur pllakën në xhaketë, pak para kontrollit e kishte fshehur atë në këpucë.

Kundër autorit, nga ana e Departamentit për hetime pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, në PTHP Gjevgjeli është paraqitur kallëzim penal për veprën penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal. qa/

Foto: Drejtoria Doganore

 

Остани поврзан