• петок, 22 мај 2026

DPHM: Nesër të reshura të shiut dhe kushte për bubullima

DPHM: Nesër të reshura të shiut dhe kushte për bubullima

Shkup, 18 maj 2026 (MIA) - Deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit gjatë ditës. Nesër, të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë procese më intensive me të reshura më të mëdha lokale të shiut, me mbi 20 litra në një metër katror, bubullima dhe erë të përforcuar me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën dhe gjatë ditëve të ardhshme do të fryjë erë e përforcuar veriore me shpejtësi prej mbi 50 kilometrave në orë, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Prej aty potencojnë se edhe në Shkup, gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në orët e pasditës, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq me të reshura intensive të shiut, erë të përforcuar dhe bubullimë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан