• сабота, 23 мај 2026

DPHM: Ndryshime të moderuara të niveleve të lumenjve, nivel i qëndrueshëm i liqeneve

DPHM: Ndryshime të moderuara të niveleve të lumenjve, nivel i qëndrueshëm i liqeneve

Shkup, 18 maj 2026 (MIA) - Nivelet e lumenjve në vend shënojnë ndryshime të moderuara ditore, ku në pika të ndryshme matëse regjistrohen edhe rritje edhe ulje, ndërsa niveli i liqeneve natyrore mbetet i qëndrueshëm, tregojnë matjet më të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.  

Sipas matjeve, në lumin Vardar janë regjistruar ndryshime të ndryshme përgjatë rrjedhës së tij – rritje e lehtë është shënuar në Taor (nga 146 në 152 cm), Veles (nga 84 në 86 cm) dhe Demir Kapi (nga 140 në 152 cm), ndërsa në Jegunovc është vërejtur një rënie e vogël (nga 136 në 134 cm), ndërsa në Shkup niveli i ujit mbetet i pandryshuar. 

Rritje është shënuar edhe në një pjesë të lumenjve më të vegjël, si Krivareka pranë Kriva Pallankës (nga 17 në 19 cm) dhe Bregallnicë pranë Shtipit (nga 80 në 83 cm), ndërsa te Pçinja pranë Pelinces është vërejtur ulje (nga 42 në 40 cm).

Ulje e nivelit të ujit është evidentuar edhe te disa lumenj në pjesën jugore dhe perëndimore të vendit, ndër të cilët Strumicë pranë Sushevos (nga 90 në 88 cm) dhe Cërna Rekë pranë Novacit dhe Ribarcit, ndërsa Treska dhe Babuna janë pa ndryshime të rëndësishme.

Te liqenet natyrore, niveli mbetet i qëndrueshëm dhe pa ndryshime të theksuara ditore, ndërsa DPHM-ja thekson se niveli i Liqenit të Dojranit vazhdon të jetë rreth 60 centimetra nën minimumin e përcaktuar me marrëveshje. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан