• сабота, 21 февруари 2026

Donald Tramp i ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Donald Tramp i ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i ka vazhduar sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë për një vit tjetër për shkak të luftës në Ukrainë.

Në mesazhin zyrtar të Trampit, të publikuar në regjistrin federal të SHBA-s, thuhet se vazhdimi do të hyjë në fuqi më 6 mars.

Në dokument thuhet se gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur me Urdhërin Ekzekutiv 13660, vazhdohet për një vit tjetër në përputhje me nenin 202(d) nga Ligji për gjendjet e jashtëzakonshme kombëtare.

Gjendja e jashtëzakonshme lidhur me situatën në Ukrainë vazhdon të lejojë zbatimin e sanksioneve të vendosura në mars dhe dhjetor të vitit 2014, si dhe në shtator të vitit 2018 dhe shkurt të vitit 2022 me urdhrat ekzekutivë të presidentëve të mëparshëm.

Sanksionet dhe rregulloret për gjendje të jashtëzakonshme të SHBA -së vlejnë një vit, pas së cilës presidenti mund t’i zgjasë me një urdhër të veçantë. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан