• петок, 20 февруари 2026

Dojçe Vele redukton programet dhe vendet e punës për shkak të uljes së financimit shtetëror

Dojçe Vele redukton programet dhe vendet e punës për shkak të uljes së financimit shtetëror

Bon, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kompania gjermane mediatike Dojçe Vele, e cila prodhon programe për vendet e huaja, është e detyruar të reduktojë ofertën e saj për shkak të uljes së mbështetjes shtetërore, ndërsa 160 vende pune janë në rrezik, u njoftua dje.

"Masat e kursimit rrezikojnë konkurrencën tonë në një kohë kur prezenca e fuqishme gjermane dhe evropiane është gjithnjë më e rëndësishme gjeopolitikisht", deklaroi drejtoresha e Dojçe Vele, Barbara Masing, pas shpalljes së masave.

Ndër të tjera, parashikohet heqja e programit në gjuhën greke dhe reduktimi i programeve në gjuhët shqipe, bullgare dhe maqedonase.

Emisioni televiziv "Evropeo", i cili prodhohej në gjuhët kroate, boshnjake dhe serbe, gjithashtu është anuluar.

"Këto masa janë veçanërisht të hidhura duke marrë parasysh forcimin e propagandës ruse dhe kineze dhe faktin që SHBA ka anuluar programin e saj për vendet e huaja", deklaroi kryetari i Këshillit të mediave, Karl Justen.

Vjeshtën e kaluar, Bundestag reduktoi mbështetjen shtetërore për Dojçe Vele për 10 milion euro, pasi buxheti ishte ulur me 20 milion euro dy vite më parë.

Hapi i Bundestag ishte surprizues duke marrë parasysh se qeveria e re kristian-socialdemokrate e Fridrih Merc kishte premtuar mbështetje për median para marrjes së detyrës, pasi më parë administrata e Donald Trampit kishte ulur mbështetjen për programin e ngjashëm amerikan – Zëri i Amerikës.

Programi i Dojçe Vele financohet plotësisht nga buxheti shtetëror, për dallim nga shërbimet e tjera publike në Gjermani që financohen nga parapaguesit.

Masat e kursimit u kritikuan gjithashtu nga përfaqësuesit e sindikatave, duke vlerësuar se me këtë hap, zërat që mbështesin fuqitë demokratike në mbarë botën, siç njoftoi sindikata Verdi, "do të heshten".

“Në një botë ku ekziston lufta për fuqinë e kualifikuar punëtore, Gjermania po humb konkurrencën me këtë veprim", tha Kristof Shmic-Detlefsen, anëtar i bordit të sindikatës së punonjësve në shërbimet publike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан