• вторник, 17 март 2026

Dogana shqiptare shpreh mirënjohje për mirëkuptimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për lejen që kamionët të kalojnë përmes Blatos

Dogana shqiptare shpreh mirënjohje për mirëkuptimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për lejen që kamionët të kalojnë përmes Blatos

Dibër, 25 shkurt 2026 (MIA) - Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave të Shqipërisë, Besmir Beja, informoi se derisa të përmirësohet gjendja e rrugës në pikën kufitare Qafë Thanë – Elbasan, në aksin Librazhd – Prenjas, është vendosur të përdoren pika kufitare alternative.

"Mallrat që hyjnë në Shqipëri nga territori i Maqedonisë së Veriut ose nga vendet e tjera përmes këtij vendkalimi do të përpunohen në filialin doganor të vendkalimiit kufitar Blato pranë Dibrës. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur nevojat logjistike dhe për të rritur personelin doganor, me qëllim përballimin e rrjedhës së shtuar dhe për përfundimin sa më të shpejtë të procedurave doganore", tha Beja.

Ai theksoi se, pas kontakteve me autoritetet kompetente të Maqedonisë, kanë gjetur mirëkuptim të plotë për zgjidhjen e situatës.

Ai theksoi se kamionët që tashmë kanë hyrë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, janë doganuar ose nën regjimin e transitit të brendshëm përmes filialit doganor "Qafë Thanë" pranë Strugës, duhet të dalin përsëri nga ky filial dhe të hyjnë përmes Blatos.

Zgjidhja teknike e propozuar përbëhet nga përdorimi i regjimit kombëtar të transitit të jashtëm, në përputhje me Ligjin Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim mundëson transitin e mallrave nga një pikë doganore në tjetrën, duke kaluar përmes territorit jashtë territorit doganor të Shqipërisë.

Sipas Bejës, kjo zgjidhje është rënë dakord edhe me palën e Maqedonisë.

Për shkak të rrëshqitjes së madhe dhe dëmtimeve në rrugë, si dhe dëmtimeve dhe zhvendosjes së urës në aksin Librazhd – Prenjas, që është pjesë e Korridorit VIII, komunikacioni nga Qafë Thana drejt Shqipërisë është bllokuar që nga e diela, për shkak të së cilës një numër i madh kamionësh janë bllokuar në vendkalimin kufitar. qa/

Foto: Drejtoria e Doganave të Shqipërisë

 

 

 

 

Остани поврзан