Djali që vrau babain në Gostivar donte të fshihte gjurmët e vrasjes
- Prokuroria Publike njoftoi sot se djali që vrau babanë e tij në Gostivar u përpoq të mbulonte gjurmët, ndërsa trupin e të ndjerit e lau dhe e përgatiti për varrim.
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Prokuroria Publike njoftoi sot se djali që vrau babanë e tij në Gostivar u përpoq të mbulonte gjurmët, ndërsa trupin e të ndjerit e lau dhe e përgatiti për varrim.
"Megjithatë, incidenti u zbulua nëpërmjet një raportimi nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës nëpunës policor shkuan në vendngjarje, e inspektim kreu edhe një prokuror publik dhe menjëherë urdhëroi autopsi", thekson Prokuroria në kumtesën e sotme.
Tridhjetë e tre vjeçari nisi një grindje familjare me babain për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, pas së cilës e sulmoi fizikisht, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat babai ka ndërruar jetë.
Prokurori publik deri te gjykatësi me procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Gostivar dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit ndaj dëshmitarët dhe fshehjes së gjurmëve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s