• петок, 13 март 2026

Dizeli shtrenjtohet për 14,5, ndërsa benzinat për pesë denarë për litër

Dizeli shtrenjtohet për 14,5, ndërsa benzinat për pesë denarë për litër

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Dizel derivatet prej sonte do të shtrenjtohet për 14,5 denarë, ndërsa çmimi i benzinave rritet për pesë denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 14,27 për qind.

Me çmimin me pakicë të EUROSUPER BS - 95 është 79,5 për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 81,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) 85,5 denarë për litër. Çmimi i Ekstra vajit të lehtë për djegie (EL-1) rritet çër 12,5 denarë për litër dhe do të jetë 82,5 denarë. Çmimi me pakicë, megjithatë, të Mazutit M-1 NS rritet për 7,044 për kilogram dhe do të jetë 42,586 denarë.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 13,384 për qind, tek dizeli për 36,134, tek ekstra vaji i lehtë për 32,102 dhe tek mazuti për 27,87 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake, është më i lartë për 0,9444 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан