Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për përfundimin e luftës në Ukrainë
- Në Gjenevë sot vazhdon raundi i tretë i negociatave midis Kievit dhe Moskës me ndërmjetësim të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës katërvjeçare në Ukrainë.
Gjenevë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Në Gjenevë sot vazhdon raundi i tretë i negociatave midis Kievit dhe Moskës me ndërmjetësim të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës katërvjeçare në Ukrainë.
I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Stiv Uitkof, deklaroi se dje u bë "përparim i rëndësishëm".
"Suksesi i presidentit Tramp në bashkimin e dy palëve ndërluftuese solli në përparim të rëndësishëm dhe ne jemi krenarë që po punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm. Të dyja palët ranë dakord të informojnë liderët e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë për të arritur marrëveshje", publikoi Uitkof në platformën "X".
Kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov tha në "X" se dita e parë e negociatave ishte e përqendruar "në çështje praktike dhe në mekanizmat për një zgjidhje të mundshme". Ai paralajmëroi se grupet politike dhe ushtarake do të vazhdojnë sot.
Umerov falënderoi "partnerët amerikanë për angazhimin konstruktiv".
Agjencia ruse e lajmeve RIA, duke u thirrur në një burim anonim, raportoi se negociatat e djeshme u zhvilluan në formate të ndryshme dypalëshe dhe trepalëshe. Negociatat, sipas burimit kanë qenë të tensionuara dhe zgjatën rreth gjashtë orë.
Foto: arkivi i MIA-s