• сабота, 21 февруари 2026

Diplomatët amerikanë dhe iranianë do të negociojnë për programin bërthamor të Iranit

Diplomatët amerikanë dhe iranianë do të negociojnë për programin bërthamor të Iranit

Gjenevë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Delegacionet e diplomatëve të lartë nga SHBA-së dhe Irani sot në Gjenevë do të negociojnë mbi programin bërthamor të Iranit me ndërmjetësimin e Omanit, publikuan agjencitë.  

Të dy delegacionet do të udhëhiqen nga ministri i Punëve të Jashtme iraniane, Abas Aragçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së Stiv Uitkof. 

Bisedimet midis tyre do të zhvillohen në mënyrë indirekte në Ambasadën e Omanit në Gjenevë. Bisedimet do të zhvillohen në kontekstin e marrëdhënieve të tensionuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, pasi forcat iraniane të sigurisë shtypën brutalisht një valë protestash muajin e kaluar në të cilën lanë mijëra persona të vdekur.  

Si përgjigje, presidenti amerikan, Donald Tramp, i kërcënoi sundimtarët e Republikës Islamike me ndërhyrje ushtarake dhe dërgoi një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. 

Rrethi i parë i bisedimeve për të ulur tensionet midis dy vendeve u zhvillua në kryeqytetin e Omanit, Muskat, në fillim të këtij muaji.

Tema kryesore e dialogut të ardhshëm në Gjenevë do të jetë programi bërthamor i diskutueshëm i Iranit. 

Uashingtoni është përpjekur prej vitesh të parandalojë qeverinë iraniane nga pajisja me një bombë bërthamore. Teherani deklaroi është gati të diskutojë kufizimet në programin e tij bërthamor nëse SHBA-ja është e gatshme të heq sanksionet e ashpra ekonomike. 

Irani kumtoi se nuk është gati të negociojë për çështje të tjera, të tilla si kufizimi i arsenalit të tij raketor ose ndërprerja e mbështetjes për grupet e armatosura. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан