• петок, 20 февруари 2026

Dimovska – Mrazhikova: Bashkëpunimi me Parlamentin Evropian ka qëllim të qartë dhe rezultate të prekshme

Dimovska – Mrazhikova: Bashkëpunimi me Parlamentin Evropian ka qëllim të qartë dhe rezultate të prekshme

Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA)- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska u takua me udhëheqësen e Zyrës së Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tatiana Mrazhikova. Në takim, Dimovska falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë për rrugën tonë të integrimit evropian, gjë që reflektohet edhe në hapjen e Zyrës së Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar.

Dimovska prezantoi proceset e vazhdueshme të zbatuara nga Shërbimi Parlamentar, duke përfshirë edhe Strategjinë për Digjitalizimin e Kuvendit 2026-2028; Planin e Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Grave dhe Burrave 2025-2027, ndryshimet dhe Organizimin e Vendeve të Punës, me theks në Njësinë e sapothemeluar të Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës. Ajo theksoi se Shërbimi Parlamentar synon të intensifikojë bashkëpunimin me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së dhe Rajonit, duke nënvizuar institucionalizimin e bashkëpunimit të tillë.

Mrazhikova e përshëndeti nivelin e lartë të mbështetjes nga qytetarët për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe iu referua rolit të rëndësishëm të referuesit në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, i cili aktualisht po viziton Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo theksoi se Parlamenti Evropian, përmes zyrës së tij për Ballkanin Perëndimor, trajton drejtpërdrejt proceset që i sjellin vendet aspirante më afër Bashkimit Evropian. Gjithashtu nënvizoi se Parlamenti Evropian ishte krenar që ishte partner i Parlamentit në Dialogun e Zhan Monesë, i cili solli rezultate të prekshme dhe mundësoi përfshirjen aktive dhe mbështetjen e të gjitha partive politike në miratimin e Rregullores së re të Kuvendit.

Bashkëbisedueset ranë dakord që bashkëpunimi në nivel nëpunësish do të intensifikohet në periudhën në vijim përmes bashkëpunimit në forume të ndryshme në të gjitha fushat me interes.

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Остани поврзан