• сабота, 16 мај 2026

Dimitrovski për MIA-n nga Delfi: BE-ja duhet të ndërmarrë hapa konkretë dhe të vendosë afate konkrete për zgjerim me Ballkanin Perëndimor

Dimitrovski për MIA-n nga Delfi: BE-ja duhet të ndërmarrë hapa konkretë dhe të vendosë afate konkrete për zgjerim me Ballkanin Perëndimor

Delfi, 22 prill 2026 (MIA) – Nëse BE-ja e konsideron domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, baza është të ndërmerren hapa konkretë në atë drejtim, e jo vetëm të përsëritet në mënyrë retorike se është domosdoshmëri gjeopolitike. Nevoja gjeopolitike mund të jetë e pranishme, por nëse nuk ka hapa konkretë, këto do të jenë fjalë boshe, theksoi në bisedën me korrespodenten e MIA-s, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Zoran Dimitrovski pas pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Delfit.

Dimitrovski mori pjesë në panel diskutimi kushtuar zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit, e më herët, së bashku me homologët e tij nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nikoqirin, ministrin e Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, në takim ministror miratuan Deklaratën Delfi për perspektivën evropiane.

Në takimin, siç bëri të ditur Dimitrovski, Gerapetris riafirmoi idenë që duhet të përkthehet në praktikë nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, ndërsa pjesëmarrësit kanë konstatuar se me të vërtetë kishte kaluar kohë e gjatë, plotë 23 vjet.

"Pra, ne kemi një sërë problemesh në rajon që bazohen në thelb jo vetëm në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, por për shumë arsye, ndër të tjera, për shkak të ngecjes në zgjerim dhe të ashtuquajturës lodhje në Bashkimin Evropian, për një kohë të gjatë nuk janë ndërmarrë hapa për t'u garantuar disi këtyre vendeve perspektivën e anëtarësimit në BE dhe për t'u dhënë atyre tajmlajn, afat kohore se kur do të arrihet kjo, sepse e dimë që me zgjerimet e mëparshme ka pasur afate konkrete për kohën kur vendet do të bëhen anëtare. E theksova këtë në diskutimin tim në takimin ministror, se është shumë e rëndësishme që të ketë afate dhe se çdo zgjerim me të ashtuquajturit “frontranerë”, Mali i Zi, Shqipëria etj., nuk duhet të ndalet këtu, por të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë rrugë të parashikueshme dhe tajmlajn se kur do të bëhen anëtarë, natyrisht nëse i plotësojnë të gjitha kriteret", theksoi Dimitrovski, duke potencuar se askush nuk kërkon as rrugë të shkurtra dhe as diçka për t'u falur, por thjesht duke përmbushur kriteret për t'u bërë anëtar i plotë.

Në bisedën për MIA-n nga Delfi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme iu referua gjithashtu asaj që tha Gerapetritisi, se gjatë Presidencës Greke të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027, është planifikuar të pranohen vendet e reja anëtare.

- Sigurisht, ky është një lajm i mirë, është lajm i shkëlqyeshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, një lajm inkurajues. Nuk janë vetëm vendet tona kandidate, ka edhe kandidatë të tjerë, si Ukraina dhe Moldavia, tani e dimë se fokusi është në këto vende për shkak të luftës, por edhe vende të tjera si Islanda, e cila dëshiron të rinovojë kandidaturën e saj. Shpresoj që ky lajm i mirë, e thashë në panelin e diskutimit, pres që me të vërtetë do të ketë vende nga Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë vetëm për Islandën, për shembull, dhe se nuk do të ketë vende të tjera që do të mbeten prapa, se dera do të mbyllet, se nuk do të mbetet vrimë e zezë në pjesën tjetër të Ballkanit. Ka vende si Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Kosova që po presin anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Evropian", sqaroi Dimitrovski.

Ai shtoi se është gjithashtu e rëndësishme të merret vendim në Bashkimin Evropian se cila do të jetë rruga e aderimit, nëse do të jetë e para në tregun e përbashkët, nëse do të nënkuptojë hapjen e fondeve të kohezionit në varësi të mënyrës se si po shkojnë negociatat, por theksoi se "në çdo rast është e rëndësishme të ketë parashikueshmëri nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë dëshiron zgjerimin".

"Ky forum në Delfi i jep nxitje serioze zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shpresoj që si në Bruksel ashtu edhe në kryeqendrat evropiane këto fjalë të Gerapetritit dhe të gjithë rrethit të ministrave dhe zëvendësministrave do të hasin në prani të mirë në kontekstin e bërjes së hapave të mirëfilltë për integrimin tonë në Evropë", bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

Greek Foreign Minister Giorgios Gerapetritis, Deputy Minister of Foreign Affairs and Foreign Trade Zoran Dimitrovski, Albanian Minister for Europe and Foreign Affairs Ferit Hoxha, Kosovo's Fi

Shpresë se do të ketë dialog me qeverinë e re bullgare për të adresuar shqetësimet tona

Në panelin e diskutimit, Dimitrovski foli edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë, duke shfaqur shpresën se së shpejti do të fillojë dialogu me qeverinë e re në Sofje, por edhe se nuk do të ketë bllokada të reja.

"Në kontekstin e Maqedonisë, theksova qëllimin tonë me zgjedhjen e qeverisë së re në Sofje të z. Radev, e cila shpresojmë se do të jetë e qëndrueshme dhe do të zgjasë për një kohë të gjatë, se do të kemi mundësi më të mëdha për të hyrë në dialog politik dhe për të zgjidhur shqetësimet tona, nëse mund t'i quaj kështu. Ne kemi shqetësime reale se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian mund të vazhdojë të parandalohet nga çështje dypalëshe, historike dhe identitare. Dhe këto janë shqetësime të justifikuara", tha Dimitrovski.

Përkujtoi se me Bullgarinë duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë, sepse përveç që jemi fqinjë dhe aleatë në NATO, ai theksoi se kishte një dinamikë të mirë me qeverinë e mëparshme teknike dhe theksoi se bashkëpunimi duhet të vazhdojë, "por në të njëjtën kohë të adresohen të gjitha ato çështje që janë shqetësimi ynë."

Sqaroi se nuk është problem të futen bullgarët në Kushtetutë, sepse "Maqedonia është vend që respekton të drejtat e njeriut dhe të pakicave, është kampion në Evropë dhe se ne nuk kemi asnjë dilemë në këtë kontekst."

"Në Deklaratën e miratuar sot në Samit, ndër të tjera, u përmend se të gjitha këto vende gjithashtu do të nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të respektojnë të drejtat e pakicave. Këtu dua të theksoj se në këtë kontekst është e rëndësishme që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të varen nga të dyja palët, në këtë rast nga të 27 vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate. Ata edhe me njëri-tjetrin duhet të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe me vendet kandidate. E me vendet kandidate, edhe pse jemi në rolin e përmbushësve të kritereve, e ato kanë rolin e vlerësuesit, rregullat dhe standardet duhet të zbatohen për të gjithë", sqaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

Paralelisht, porositi ai ne gjithashtu duam që "qytetarët tanë maqedonas të trajtohen si pakicë në Bullgari", pa kërkuar ndryshime kushtetuese, por thjesht "kërkojmë regjistrimin e shoqatave sipas aktgjykimeve në Strasburg", për çka bëri të ditur se ka mirëkuptim në vendet evropiane.

Foto: MIA

Остани поврзан