• недела, 19 април 2026

Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e dixhitalizimit dhe modernizimit të financave publike

Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e dixhitalizimit dhe modernizimit të financave publike

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Uashington, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së (U.S. Department of the Treasury), Zyrës së Ndihmës Teknike (Office of Technical Assistance – OTA).

Në takim, informojnë nga Kabineti i Dimitrievska-Koçoska, u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të financave publike, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e sistemeve financiare.

Siç thuhet, në fokus të diskutimeve ishte edhe progresi për realizimin e projekteve të vazhdueshme të asistencës teknike në fushat e menaxhimit të borxhit publik, zhvillimit të tregut të letrave shtetërore me vlerë, administratës tatimore dhe doganore, si dhe përforcimit të sistemeve të mbikëqyrjes financiare dhe luftës kundër krimit financiar.

Theks i veçantë u vu në aktivitetet që lidhen me zhvillimin e platformës së re për ankandet e letrave shtetërore me vlerë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të mëtejshëm me të gjitha institucionet relavante dhe partnerët nga Thesari i SHBA-së, me qëllim zbatimin në kohë dhe me sukses të zgjidhjes efikase, transparente dhe moderne.

“Bashkëpunimi teknik me Thesarin e SHBA-së është kyç për modernizimin e financave publike dhe avancimin e tregjeve të kapitalit në vend. Së bashku po punojmë në zgjidhje konkrete, nga  platforma e re për ankandet e letrave shtetërore me vlerë deri te përforcimi i administratës tatimore dhe doganore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe stabilitetit të sistemit”, theksoi ministrja.

Gjithashtu, u shqyrtua progresi i  reformave në sistemin tatimor dhe doganor, avancimi i menaxhimit të risqeve, dixhitalizimi i proceseve, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve dhe transmetimit të praktikave të mira ndërkombëtare.

Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, si dhe përkrahja e proceseve reformuese që kontribuojnë në stabilitet më të madh fiskal, efikasitet të financave publike dhe rritje ekonomike.

Ministrja Dimitrieska-Koçoska theksoi se partneriteti strategjik me Thesarin e SHBA-së paraqet  nxitje të rëndësishme për avacimin e financave publike dhe kapaciteteve institucionale në vend. bsh/

Foto: Ministria e Financave

Остани поврзан