Dhjetëra furgonë hynë në OHIS, aksion i koordinuar policor në Shkup dhe Strumicë për drogë
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ndërmerr masa dhe aktivitete adekuate të disa lokacione në Shkup dhe Strumicë për drogë narkotike.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ndërmerr masa dhe aktivitete adekuate të disa lokacione në Shkup dhe Strumicë për drogë narkotike.
Nga MPB njoftojnë më shumë detaje pas përfundimit të aktiviteteve.
Një pjesë e mediave tashmë publikuan se mbrëmë ka pasur një rrethim policor në disa objekte në Strumicë dhe rrethinë, si dhe në Shkup. Është raportuar se dhjetëra furgonë dhe disa kamionë dhe automjete policore pasdite kanë hyrë në hapësirat e ish fabrikës OHIS, ku prej mbrëmë po zhvillohet një aksion policor.
Kryeministri Hristijan Mickoski, i ftuar në lajmet e RTM-së, duke folur për 5 tonët drogë që përfunduan në Serbi dhe që, sipas autoriteteve serbe, e kanë origjinën nga Maqedonia, tha se pret që këto ditë MPB, ndoshta edhe sot, të dalë me dhjetëra tonë drogë të sekuestruar për të cilën është konstatuar se është hedhur ilegalisht në qarkullim ose është magazinuar në mënyrë të paligjshme.
"Pres që ditëve në vijim Ministria e Punëve të Brendshme të dalë me dhjetëra tonë, jo me disa tonë, por me dhjetëra tonë të këtij lloji mjetesh të ndaluara, përkatësisht substanca të ndaluara, drogë – në këtë rast marihuanë – e cila aktualisht ndodhet në magazinat në Maqedoni, ose për të cilën ka pasur marrëdhënie ndërmjet subjekteve të caktuara juridike, jo vetëm brenda shtetit, por edhe jashtë tij, për të cilat është konstatuar se janë hedhur ilegalisht në qarkullim, por edhe që janë magazinuar në mënyrë të paligjshme," theksoi Mickoski në jamet e RTM-së. sa/
Foto: MIA arkivi