• сабота, 21 февруари 2026

Dhjetë skiatorë janë zhdukur, kurse gjashtë janë bllokuar në një ortek në Kaliforni

Dhjetë skiatorë janë zhdukur, kurse gjashtë janë bllokuar në një ortek në Kaliforni

Sakramento, 18 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 10 skiatorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa gjashtë të tjerë janë të bllokuar dhe presin shpëtim në kushte të rënda të dëborës pasi një ortek dje goditi një shteg të largët në malet Siera Nevada në Kaliforni, kumtuan autoritetet.

Disa orës pas aksidentit, përderisa autostrada në afërsi është e mbyllur për shkak të dukshmërisë zero për shkak të stuhisë dimërore, ekipet e shpëtimet ende nuk kishin arritur në vendin e ortekut, deklaroi kapiteni Rasel Grin nga zyra e sherifit të qarkut Nevada.

"Shpëtimi do të jetë një proces i ngadaltë dhe i vështirë, pasi rreziku i ortekëve të rinj mbetet shumë i lartë", deklaroi Grin për TV- KCRAme seli në Sakramento.

Një ortek goditi zonën Kasll Pik në afërsi të Traki, Kaliforni, rreth 10 kilometra në veri të Liqenit Taho, rreth orës 11:30 sipas kohës së Paqësorit, duke bllokur një grup prej 16 skiatorësh, theksohet në një publikim në Fejsbuk nga zyra e sherifit të qarkut Nevada.

Grupi përbëhej nga katër udhërrëfyes dhe 12 klientë. Të paktën gjashtë persona mbijetuan dhe mbetën në vendin e ortekut duke pritur shpëtimin, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë të zhdukur, theksohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан