Dhjetë persona plagosen në të shtënat në Florida, dy janë në gjendje kritike
- Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat në Lejklend të Floridës, bëri të ditur policia e qytetit.
Lejklend, 31 janar 2023 (MIA) – Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat në Lejklend të Floridës, bëri të ditur policia e qytetit.
Të shtënat kanë ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa dy persona janë në gjendje kritike për jetën, bëri të ditur policia.
Theksohet se sulmuesit në një moment hapën të katër xhamat e automjeteve blu të errët dhe kanë hapur zjarr, ndërsa në shkëmbim zjarri u plagosën njerëz në të dyja anët e rrugës.
Policia në Lejklend ende nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar dhe në Fejsbuk ka postuar se po ofron një shpërblim prej 5.000 dollarë për informacione në lidhje me sulmuesit.
Shefi i policisë së Lejklendit, Sem Tejlor, tha se hetuesit besojnë se sulmi nuk ishte i rastësishëm dhe se viktimat ishin në shënjestër. ar/