Deputetja Mimoza Musa merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Siguri të AP-së së PBEJL-së në Athinë
- Deputetja Mimoza Musa po merr pjesë në Mbledhjen e Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL), që po mbahet më 29 dhe 30 mars 2026 në Athinë, Greqi, theksohet në kumtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Deputetja Mimoza Musa po merr pjesë në Mbledhjen e Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL), që po mbahet më 29 dhe 30 mars 2026 në Athinë, Greqi, theksohet në kumtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën MIA e transmeton integrale.
Mbledhja u hap me fjalimin e përshëndetjes nga kryetari i Komisionit, Efstatios Konstantinidis, i ndjekur nga fjalimi i ministrit të Punës dhe Sigurimit Social i Republikës së Greqisë, Niki Kerameos.
Në mbledhje, deputetët nga parlamentet pjesëmarrëse të PBEJL-së i paraqitën qëndrimet dhe përvojat e tyre mbi temën: "Mbrojtja institucionale dhe forcimi i proceseve demokratike për adresimin efektiv të fenomenit të 'largimit të intelektualëve' dhe sfidave demografike në Evropën Juglindore", e ndjekur nga diskutimi mbi propozim-raportin dhe propozim-rezolutën mbi këtë temë.
Në fjalën e saj, deputetja Mimoza Musa theksoi se ndryshimet demografike në rajon nuk janë më parashikime për të ardhmen, por realitet i shënuar nga ulja e shkallës së lindshmërisë, rritja e emigracionit dhe përshpejtimi i plakjes së popullsisë. Ajo theksoi se këto trende kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës, sistemet sociale dhe funksionimin e institucioneve demokratik.

Duke iu referuar situatave në Maqedoninë e Veriut, Musa theksoi se vendi po përballet me një rritje të reduktuar natyrore dhe emigracion të konsiderueshëm, veçanërisht të personelit të ri dhe me arsim të lartë, si dhe migrim të brendshëm që çon në zbrazjen e zonave rurale. Ajo përmendi si pasoja reduktimin e kapitalit njerëzor, presionin në rritje mbi sistemet e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor, pabarazitë rajonale dhe pjesëmarrjen e reduktuar qytetare.
Deputetja Musa informoi se është duke u përgatitur Strategjia Kombëtare për Zhvillimin Demografik dhe Rezistencën Demografike (2026–2036), e cila po hartohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase. Një segment kryesor i kësaj strategjie është kalimi nga koncepti i "largimit të intelektualëve" në "qarkullimin e njohurive", duke forcuar lidhjet me diasporën, transferimin e njohurive dhe krijimin e kushteve për kthimin dhe angazhimin e përkohshëm të personelit profesional.
Ajo theksoi se institucionet e forta demokratike dhe sundimi i ligjit janë parakusht për politika demografike të suksesshme, duke theksuar veçanërisht reformat që synojnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, transparencën dhe profesionalizimin e administratës publike, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Në fund të fjalimit të saj, deputetja Musa theksoi se rezistenca demografike kërkon qasje të përbashkët, të koordinuar dhe rajonale, ku Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj
bashkëpunimit me vendet e Evropës Juglindore, në drejtim të transformimit të sfidave demografike në mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet të përbashkët.
Pritet që në fund të mbledhjes, deputetët të miratojnë raportin dhe rezolutën e propozuar.
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut