Delegacioni i KRRE-së, ADKOM-it dhe disa institucioneve po qëndron për vizitë në Republikën Popullore të Kinës
- Një delegacion i udhëhequr nga Aco Ristov, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), që përbëhet nga Ane Lashkoska, zëvendësministre e mjedisit jetësor, drejtorë të disa ndërmarrjeve publike komunale, Inspektorati për mjedisin jetësor dhe Shoqata e ofruesve të shërbimeve komunale - ADKOM po qëndrojnë për një vizitë pune në Republikën Popullore të Kinës.
Shkup, 21 maj 2026 (MIA) - Një delegacion i udhëhequr nga Aco Ristov, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), që përbëhet nga Ane Lashkoska, zëvendësministre e mjedisit jetësor, drejtorë të disa ndërmarrjeve publike komunale, Inspektorati për mjedisin jetësor dhe Shoqata e ofruesve të shërbimeve komunale - ADKOM po qëndrojnë për një vizitë pune në Republikën Popullore të Kinës.
Siç informojnë nga KRRE-ja, shkëmbimi i përvojave dhe njohja me teknologjitë moderne për menaxhimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale është qëllimi i i vizitës së punës, e cila realizohet në organizim të Institutit të biogazit pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, në bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës.
Në fokus të vizitës, siç theksojnë, është ndarja e praktikave më të mira gjatë vendosjes së proceseve për grumbullimin dhe transportin e klasifikuar të mbeturinave, si dhe mundësitë për prodhimin e energjisë nga mbeturinat - zhvillimi dhe teknologjia e tyre.
KRRE-ja, në përputhje me ndryshimet e fundit ligjore, ka fituar kompetenca të zgjeruara dhe është ngarkuar me rregullimin e shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave komunale. Hartimi i metodologjisë për përllogaritjen e çmimit për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave, si dhe tarifori për deponimin e mbeturinave – janë pjesë e proceseve që duhet të realizohen në periudhën e ardhshme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s