• сабота, 21 февруари 2026

Delegacioni amerikan pretendohet se i ka ndërprerë negociatat

Delegacioni amerikan pretendohet se i ka ndërprerë negociatat

Muskat, 6 shkurt 2026 (MIA) - Disa media perëndimore publikuan se delegacioni amerikan në Oman i ka ndërprerë negociatat për programin bërthamor iranian.

Sipas tyre, konvoji, që transportonte përfaqësuesit amerikanë është larguar nga vendi ku po zhvillohen negociatat.

Në kryeqytetin e Omanit, Muskat sot filluan bisedimet ndërmjet shefit të diplomacisë iraniane Abas Aragçi dhe përfaqësuesit amerikanë Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner. Këto janë bisedimet e para të drejtëpërdrejta që nga lufta 12-ditore e vitit të kaluar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан