Deklaratë e Isen Shabanit (EMBARGO për publikim deri në orën 19)
- Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, pasi votoi në fshatin Gradec, shprehu optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve. Ai pret një fitore më bindëse.
Gostivar, 11 janar 2026 (MIA) – Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, pasi votoi në fshatin Gradec, shprehu optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve. Ai pret një fitore më bindëse.
"Kjo është ditë feste dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht për të zgjedhur më të mirin", tha Shabani.
Ai vlerësoi se pjesëmarrja në orët e mëngjesit ishte e ulët, por pret që numri i votuesve të rritet gjatë ditës dhe rezultati përfundimtar të jetë një fitore bindëse.
"Pres që më i miri të fitojë dhe sipas informacioneve tona, diferenca do të jetë e madhe, mbi 5 mijë vota në favorin tim", tha kandidati i AKI-së, Isen Shabani.
Foto: MIA