• понеделник, 12 јануари 2026

Deklaratë e Arben Taravarit (EMBARGO për publikim deri në orën 19)

Deklaratë e Arben Taravarit (EMBARGO për publikim deri në orën 19)

Gostivar, 11 janar 2026 (MIA) - Arben Taravari, lideri i krahut të Aleancës për Shqiptarët e cila në këto zgjedhje të përsëritura për kryetar të komunës Gostivar është në koalicion me BDI-në pret zgjedhje paqësore. 

“Le t’i lëmë qytetarët të flasin deri në orën 19:00. Shpresoj që ekipi i ri që do të zgjidhet të jetë ai që do të udhëheqë komunën e Gostivarit. Fatkeqësisht, edhe pse Valbon Limani më parë mori më shumë vota, nuk fitoi për 21 vota.  Ai mori më shumë vota në nivel shtetëror në rrethin e parë nga të gjithë kandidatët, përveç Orce Georgievskit, por këto janë rregullat e demokracisë. Shpresoj që në fund të ditës qytetari do të vendosë se kush do ta udhëheqë komunën”, tha Taravari.

Taravari vlerësoi se zgjedhjet sot zhvillohen normalisht, edhe pse siç potencoi, bora pak e ka vështirësuar votimin në disa vende dhe ishin të nevojshme përgatitje shtesë për pastrim dhe shkrirje. fc/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан