Deklaratë solemne e Siljanovska-Davkova, fjalimin ua kushtoi grave që dëshiron t'i frymëzojë
- Në seancën inauguruese në Kuvend, Gordana Siljanovska-Davkova dha deklaratë solemne për marrjen e postit të Presidentes së Maqedonisë së Veriut në periudhën mandatore 2024-2029 – presidentja e gjashtë dhe gruaja e parë në këtë post që nga pavarësia e vendit, u zotua se do të veprojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.
Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Në seancën inauguruese në Kuvend, Gordana Siljanovska-Davkova dha deklaratë solemne për marrjen e postit të Presidentes së Maqedonisë së Veriut në periudhën mandatore 2024-2029 – presidentja e gjashtë dhe gruaja e parë në këtë post që nga pavarësia e vendit, u zotua se do të veprojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.
"Do ta respektoj këtë parlament, do t'i harroj momentet e këqija, do t'i kujtoj vetëm të mirat, do të jem presidentja edhe e të majtës dhe e të djathtës, e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjinore as mbi ndonjë bazë tjetër. Do të mundohem t'i arsyetoj këto mijëra vota, të cilat nuk janë vetëm dhurata më e bukur për ditëlindjen time, por edhe obligimi dhe përgjegëisa më e madhe", tha Siljanovska-Davkova në inaugurimin në seancën e 151-të të Kuvendit, të cilën e udhëheqi kryetari i saj i deritanishëm, Jovan Mitrevski.
Këtë fjalim ajo ua kushtoi grave të cilat, tha, janë ato për të cilat ka vendosur të kandidohet për këtë detyre dhe sepse dëshiron t'i frymëzojë se është e mundur në vend edhe një grua të bëhet presidente e shtetit.
Theksoi se besimi është shumë i rëndësishëm dhe ajo do ta justifikojë sepse e ka fituar këtë mundësi dhe sepse, tha, ka fituar mundësinë të jetë e rrethuar nga shumë gra.
Kriteri i parë dhe themelor “për shoqërim” me të do të jetë ekspertiza dhe kompetenca, ndërsa sundimi i ligjit është ai që, tha, do ta bëjë këtë vend europian, e jo "sundim të disa personave, jo sundim të burrave".
Ajo theksoi se është koha për bashkim "që mund të nënkuptojë edhe filozofi femëore dhe autencitet femëror" dhe se shtetin e kemi falë jo vetëm komitëve dhe partizanëve, por edhe kometeve si Sirma Vojvotka dhe partizaneve si Vera Ciriviri-Trena, Bera Jociq dhe Ibe Palikuqi.
"Sepse ne dimë të kujdesemi jo vetëm për vetën, por para së gjithash për të gjithë të tjerët. Për të keq, nuk ka shumë gra në politikë. Jam e lumtur që do të frymëzoj femra të tjera. Nëse unë mund të jem presidente, mundeni edhe ju. Në Ballkan ende është i gjallë patriarkati, ndërsa gratë e forta mund t'i zgjedhin në mënyrë tjetër problemet, unë besoj fort në këtë. Unë kamë parë shumë gra të guximshme dhe të zgjuara në këtë Parlament, por pyesja veten pse nuk ishin në postet më tëlarta. Dhe ja, ndodhi edhe kjo. Un do ta trasoj rrugën, por këtu - edhe nga e djathta, nga e majta, nga mesi, shoh gra shumë të zgjuara, shumë të përkushtuara që do t'i mbaj në mendje dhe në zemrën time" theksoi presidentja e sapozgjedhur.
Ajo po ashtu theksoi se as vetë nuk mund ta imagjinonte një besim të tillë me votat e mbi 560 mijë qytetarëve dhe se ende nuk mund të besojë në të, dhe se i vetmi që pretendoi se do të ndodhte, tha ajo, ishte Hristijan Mickoski, i cili e siguroi atë se "kjo do të ndodhë kur të ketë harmoni midis matematikës dhe emocioneve".
Pas dhënies së betimit në Kuvend, sipas njoftimit, Siljanovska-Davkova në ceremoni solemne me ndërime më të larta shtetërore dhe ushtarake, në Kabinetin e Presidentit në "vila Vodno" do ta marrë postin nga presidenti i mëparshëm i shtetit, Stevo Pedarovski, me të cilin më pas do të ketë një takim tet-a-tet.
Certifikatën për presidente të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ajo e pranoi dje, në ditëlindjen e saj të 71-të, pasi u publikua rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve presidenciale të mbajtuar më 24 prill dhe 8 maj për të cilat nuk kishte ankesa për procedurën e mbledhjes së rezultateve.
Sipas rezultateve përfundimtare, Siljanovska-Davkova fitoi 561 000 vota, ndërsa 251 899 votues kanë votuar për Stevo Pendarovski - kundërkandidati i saj edhe në zgjedhjet e kaluar Presidenciale në vitin 2019.
Kandidatura e Siljanovska-Davkovës për presidente të shtetit e përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni u zyrtarizua në një konventë më 2 mars 2024.
Profesoresha universitare e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik tha atëherë se "Zgjedhjet do të shënojnë kohën e re", ndërsa fushata e saj zgjedhore kishte sloganin "Maqedonia përsëri krenare". ls/
Foto: MIA