Debat: Politikanët, mediat dhe qytetarët njësoj përgjegjës për narrativat e dëmshme, vetëm së bashku mund të ndryshojnë diskursin publik
- Në opinion dominojnë narrativa të dëmshme që minojnë besimin në institucione dhe media, nxiten përçarje dhe mbjellet populizëm, patriotizëm ekstrem dhe nacionalizëm. Manipulohet me opinionibn publik duke bërë skualifikime personale, pretendime të pabazuara për abuzime dhe korrupsion, dezinformim, teori konspirative, njëanshmëri, selektivitet, përhapje paniku, frikë dhe pasiguri. Politikanët dhe mediat janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe tregojnë vetëkritikë. Ata besojnë se nyja gordiane mund të pritet, por vetëm nëse, siç thonë ata, të gjithë së pari fillojnë nga vetvetja, nga integriteti i tyre personal, edukata shtëpiake dhe vetëdija për postin që e ushtrojnë, si dhe nëse bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Politikanët janë skeptikë se sa do të përmirësohet situata, madje disa prej tyre janë të bindur se do të përkeqësohet, veçanërisht tani, para zgjedhjeve lokale.

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Në opinion dominojnë narrativa të dëmshme që minojnë besimin në institucione dhe media, nxiten përçarje dhe mbjellet populizëm, patriotizëm ekstrem dhe nacionalizëm. Manipulohet me opinionibn publik duke bërë skualifikime personale, pretendime të pabazuara për abuzime dhe korrupsion, dezinformim, teori konspirative, njëanshmëri, selektivitet, përhapje paniku, frikë dhe pasiguri. Politikanët dhe mediat janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe tregojnë vetëkritikë. Ata besojnë se nyja gordiane mund të pritet, por vetëm nëse, siç thonë ata, të gjithë së pari fillojnë nga vetvetja, nga integriteti i tyre personal, edukata shtëpiake dhe vetëdija për postin që e ushtrojnë, si dhe nëse bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Politikanët janë skeptikë se sa do të përmirësohet situata, madje disa prej tyre janë të bindur se do të përkeqësohet, veçanërisht tani, para zgjedhjeve lokale.
Ky ishte një nga konkluzionet e panelit të sotëm të organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) me rastin e publikimit “Nyja gordiane e narrativave të fëmshme në politikë dhe media”.
Në debat u ngritën shumë pyetje, duke përfshirë atë se sa mediat sot janë vetëm transmetues politikë dhe megafonë të partive, sa profesionistë janë nëse dërgojnë gazetarë në terren më shpesh pa njohuri serioze për një sektor të caktuar, nëse dhe sa abuzojnë me detyrën e tyre, por edhe pse, nëse dhe sa është ulur besimi i qytetarëve ndaj tyre. Disa nga pyetjet ishin mos vallë politikanët janë kreatorët kryesorë të narrativave të dëmshme për shkak të dëshirës për të fituar sa më shumë pikë në opinion dhe për të rritur renditjen e tyre më shpesh duke sulmuar kundërshtarët e tyre pa zgjedhur mjete dhe pa marrë parasysh mënyrën e prononcimit publik.
"Ne transmetojmë informacionin për të ditur se si janë politikanët tanë, jo për të edukuar votuesit e tyre, por për t'u treguar atyre se me kë kanë të bëjnë, për të parë nivelin e komunikimit të politikanëve. Le të shohim punën e mediave nga kjo anë. Kur keni një njoftim nga BDI-ja që mbron krimin e Grubit në baza etnike, është përhapja e gjuhës së urrejtjes. Dhe tani, çfarë duhet të bëj unë si redaktor? Ta stilizoj, të grimoj realitetin? Jo, duhet të dimë se me kë kemi të bëjmë, kush është në atë anë të tryezës. Kështu, publiku do të jetë në gjendje të bëjë një përzgjedhje në zgjedhjet lokale për të cilët do të votojë, tha Aleksandar Damovski, kryeredaktor i medias online MKD.mk.
Më parë, vuri në dukje Damovski, nuk kishte gjuhë urrejtjeje, tekstet e gazetarëve kaluan nëpër disa filtra dhe përgjegjësia ishte në rrethin e redaksisë, dhe tani "filtri është në dhomën e gjumit të një njeriu që transmeton vetëm nga rrjetet sociale se kush çfarë ka thënë dhe e pompon atë." Kjo, nënvizoi ai, assesi nuk është gazetari.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, theksoi se narrativat e dëmshme nuk janë karakteristike vetëm në periudhën nëntë mujore të analizuar, por janë tipar i komunikimit politik për vitet me radhë. Ajo theksoi se ishte më e shqetësuar për ad hominem - sulmet që diskreditojnë plotësisht politikanin e kampit të kundërt.
"Unë e shoh hulumtimin e IKS -së si thirrje dhe alarm për të filluar rregullimin e gjërave që përsëriten për vite me radhë. Qasja e gabuar "kush filloi i pari" është e gabuar sepse të gjithë jemi njësoj përgjegjës. Nëse narrativat e dëmshme vijnë nga politikanët, një pjesë e përgjegjësisë duhet të merret nga mediat", tha Bendevska.
Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të koalicionit “Për Maqedoni evropiane” dhe deputetit të LSDM-së Oliver Spasovski, politikanët janë të vetëdijshëm për efektet e narrativave të dëmshme.
"A janë të vetëdijshëm politikanët se e përdorin një gjuhë të tillë, mendoj se po, sepse shumica e tyre me vetëdije përdorin narrativa të dëmshme dhe do t'i përdorin ato për sa kohë që shohin përfitim prej tyre. Jo për të shkuar sipas logjikës kush filloi i pari, por për t'u përballur me realitetin dhe për të gjetur mënyrën për të prerë nyjën gordiane. Ligjvënësit po minojnë besimin në vetvete dhe në Kuvendin, ne kemi një prapambetje në diskursin publik, në atë që i paraqesim publikut, dhe situata do të përkeqësohet edhe më shumë deri në kohën e zgjedhjeve lokale", tha Spasovski.
Si koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit "Maqedonia juaj" dhe deputet i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski është dakord se politikanët përdorin dhe do të përdorin të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e tyre. Mediat janë, tha Micevski, ato që duhet të ndihmojnë në minimizimin e narrativës së dëmshme.
"Të gjithë duhet të punojmë në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Besoj se baza e gjithë kësaj është edukimi bazë, kultura, integriteti personal, vetëdija për funksionin që ushtrohet. Konkretisht për Kuvend, duhet të jemi të kujdesshëm kur transmetojmë informacionet. Nuk duhet të vrapojmë pas skandaleve, ndërsa duhet të ketë hulumtime se pse konsumatorët duan lajme të tilla. Media gjithashtu duhet të kenë kujdes që të mos plasojnë narrativa të dëmshme si lajm të parë", tha Micevski.
Koordinatori i grupit parlamentar VLEN dhe deputet nga Aleanca e Shqiptarëve, Halil Snopçe, vuri në dukje rëndësinë e “trekëndëshit” - gazetarë, politikanë dhe qytetarë. Ai theksoi se politikanët do të përdorin narrativën e dëmshme për sa kohë që ajo përmirëson renditjen e tyre politike. Megjithatë, ai bëri thirrje që "politikanët të sillen si kundërshtarë politikë, por të mos jenë kundërshtarë si njerëz".
"Edhe mediat duhet të jenë të kujdesshme në komunikimin e tyre, por sigurisht që varet nga qytetarët se si i perceptojnë informacionet," konkludoi Snopçe.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, gazetaria nuk duhet të jetë reagim ndaj agjendës politike, por nxitës i çështjeve të mirëfillta.
"Liria e fjalës duhet të mbrohet, por nuk duhet të jetë mbulesë për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Mediat nuk duhet të jenë megafona të aktorëve politikë, detyra e tyre është të kontrollojnë, analizojnë dhe kontekstualizojnë", tha Çadikovski.
Një nga autorët e publikimit, analisti mediatik Mihajllo Llahtov, nënvizoi se janë thelbësore komunikimi transparent dhe të përgjegjshëm politik, respekti për rivalët politikë dhe mendimet e ndryshme, si dhe nxitja e një kulture debati të bazuar në argumente.
"Mediat nuk guxojnë të jenë vetëm transmetues pasivë të deklaratave politike, por edhe ndërmjetësues aktivë që analizojnë dhe rishqyrtojnë në mënyrë kritike deklaratat e aktorëve politikë. Qasja jokritike i lë qytetarët pa kontekstin e nevojshëm dhe pa kuptim të kompleksitetit të temave, gjë që ndikon në informimin e tyre", thekson Llahtovi.
Pjesëmarrësit e panelit arritën në konkluzionin se përgjegjësia për narrativat e dëmshme është e ndarë, respektivisht se politikanët, mediat dhe qytetarët kolektivisht krijojnë gjuhë publike dhe në të njëjtën kohë mund ta ndryshojnë atë. Për të gjitha këto, u tha, më i rëndësishëmështë bashkëpunimi - sektori civil, mediat dhe politikanët duhet të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve politike, ndërsa respekti dhe njerëzia nuk duhet të jenë viktima në betejën politike.
Politikanët që morën pjesë në debat ranë dakord se narrativat e dëmshme janë më të përhapura në prag të zgjedhjeve, por nuk janë optimistë se situata mund të ndryshojë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale.
"E pamë se sa e rëndësishme është të flitet për nivelin e komunikimit publik nga politikanët dhe si transmetohet në media, domethënë se si kjo kontribuon në retorikën e dëmshme që ndikon në formimin e sferës publike. Si politikanët ashtu edhe mediat kanë treguar dozë vetëkritike, janë të vetëdijshëm për pasojat e fjalës së deklaruar publikisht dhe konsiderojnë se komunikimi publik duhet të ket mirësjellje. Fatkeqësisht, mbizotërojnë narrativat që minojnë besimin në institucione, nxisin ndarjet, mbjellin populizëm dhe bëjnë akuza të pabazuara për abuzim dhe korrupsion. Kur e dëgjojmë çdo ditë si lajm të fundit, kur retorika negative mbizotëron vazhdimisht dhe kur shohim se sa zë hapësirë në komunikimin publik, duhet të tregojmë se diçka duhet të ndryshojë, ka ardhur koha", tha Aleksandra Temenugova nga IKS.
Publikimi “Nyja gordiane e narrativave të dëmshme në politikë dhe media” është finale e hulumtimit të madh “Matja e narrativave të dëmshme politike” (SHET-NA), i zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit në bashkëpunim me një numër të madh studiuesish dhe ekspertësh në fushën e komunikimit dhe mediave, gazetarë dhe profesionistë mediatikë. ls/
Foto/Video: MIA