Debat mbikëqyrës për dhunën në familje duhet të mbahet në Kuvend brenda 15 ditëve
- Komisioni kuvendor për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot miratoi vendim për të mbajtur debat mbikëqyrës në të cilin do të diskutohet për atë se sa institucionet po i zbatojnë ligjet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Vendimi u mor unanimisht, ndërsa debati mbikëqyrës duhet të mbahet brenda 15 ditëve.
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot miratoi vendim për të mbajtur debat mbikëqyrës në të cilin do të diskutohet për atë se sa institucionet po i zbatojnë ligjet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Vendimi u mor unanimisht, ndërsa debati mbikëqyrës duhet të mbahet brenda 15 ditëve.
Iniciatorë të mbajtjes së një debati të tillë mbikëqyrës janë deputetet Zhaklina Pesheva nga VMRO-DPMNE dhe Monika Zajkova nga Partia Liberale Demokratike.
Zajkova në shpjegimin potencsoi se Kuvendi nuk ka ndërmend të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor dhe të veprojë si një organ gjyqësor, por se sipas Rregullores së Punës, ka mundësinë të thërrasë një debat mbikëqyrës në mënyrë që të thërrasë institucionet brenda fushëveprimit të tij për të parë se sa i zbatojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi.
Theksoi se qëllimi i debatit mbikëqyrës është nxitur nga ngjarjet e rënda të dhunës në familje, por se nuk ishte politik, siç konfirmohet nga fakti se u paraqit nga deputetë të partive të ndryshme politike.
"Ajo që dëgjuam, veçanërisht në dëshminë e ditëve të fundit, është një turp për një sistem që lejoi më shumë njerëz të raportonin, dhe askush të reagonte. Dëgjuam se 39 persona nuk vepruan sipas kompetencave të përcaktuara me ligj, dhe në rastin e mëparshëm ishin 11, gjë që lë përshtypjen se kjo nuk është vetëm çështje fati apo gabimi njerëzor, por një lëshim sistemik i bërë me vetëdije. Nga njëra anë, ne i inkurajojmë njerëzit të raportojnë rastet e dhunës në familje, dhe nga ana tjetër, ne nuk i mbrojmë ata. Konkretisht, në rastin e fundit, ajo heshtje kishte zgjatur me vite", theksoi Zajkova.
“Nuk mund të presim për një rast tjetër dhe një emër tjetër për ta hapur çështjen”, tha Zajkova.
Qëllimi është të zbulohet përgjegjësia te secili individualisht, pavarësisht nëse bëhet fjalë për qendrat e punës sociale, policinë apo prokurorët.
"Nëse ky shtet nuk mund t’i mbrojë qytetarët që raportojnë raste të tilla, atëherë nuk është vetëm një sistem jofunksional, por një sistem i rrezikshëm në të cilin jetojmë. Dhe për shkak të kësaj, është detyrimi ynë si deputetë ta ngremë këtë në piedestal dhe të zhvillojmë një debat mbikëqyrës cilësor nga i cili do të nxirren përfundime sepse në fund të ditës është e kotë nëse votojmë për ligje dhe dikush nuk i zbaton ato", tha Zajkova. ls/
Foto: printskrin