• петок, 20 февруари 2026

DAP: Faza pilot e e-Faturës po zbatohet me sukses, deri më tani janë verifikuar 396 e-fatura

DAP: Faza pilot e e-Faturës po zbatohet me sukses, deri më tani janë verifikuar 396 e-fatura

Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Faza pilot e sistemit kombëtar të e-faturimit po zbatohet me sukses në kushte reale dhe tashmë po tregon rezultate të matshme të cilat konfirmojnë përgatitjen aktive të bashkësisë së biznesit për modelin e ri të faturimit dixhital, kumtoi sot Drejtoria e të Ardhurave Publike. 

Deri në këtë moment, për testim janë paraqitur 148 kompani, prej të cilave 57 janë regjistruar me sukses në sistem. Nga këto, 15 kompani po e përdorin në mënyrë aktive sistemin dhe kanë krijuar dhe dorëzuar 1.115 e-fatura, pas çka me 396 fatura të verifikuara me sukses përmes platformës.

"Këta tregues konfirmojnë funksionalitetin dhe stabilitetin e zgjidhjes në fazën pilot. Kompanitë të cilat janë të përfshira në testim ofrojnë gatishmëri teknike të hershme përpara implementimit të detyrueshëm të sistemit, mbështetje të drejtpërdrejtë gjatë integrimit, si dhe mundësinë që përmes informacioneve të kontribuojnë në avancimin përfundimtar të funksionaliteteve. Përfshirja e hershme lejon përshtatjen më të lehtë të ERP-së ​​dhe sistemeve të brendshme të TI-së, si dhe përgatitjen në kohë për zbatim të plotë", theksohet në kumtesë. 

Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje kompanive të TI-së, ofrues të ERP-së ​​dhe operatorëve ekonomikë me zgjidhjet e tyre të TI-së që të bashkohen në mënyrë aktive në fazën pilot, të testojnë interfejsin API dhe të kontribuojnë me infornacionet e tyre në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, një sistem i sigurt dhe praktik i e-faturimit e cila do të përmbushë nevojat reale të bashkëisë së biznesit.

Linqe e përdorimit për pjesëmarrje në testim:

Dokumentacioni teknik:https://efakturawiki.ujp.gov.mk

Regjistrimi dhe dhënia e privilegjeve: https://eujptest.ujp.gov.mk/ureg

Platforma test: https://efakturatest.ujp.gov.mk

Sugjerime dhe vërejtje: Kontakt.eFaktura@ujp.gov.mk

Nga DAP theksojnë se është plotësisht e përkushtuar për zbatimin e sistemit të e-faturës, në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë e biznesit dhe sektorin e TI-së. 

"Pjesëmarrja aktive e kompanive në fazën pilot përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit të një sistemi modern, të sigurt dhe efikas të faturimit dixhital, i cili do të mundësojë procese të thjeshtuara biznesi, shpenzime të reduktuara administrative dhe një nivel më të lartë transparence në rrjedhat ekonomike. Drejtoria e të Ardhurave Publike i inkurajon të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të bashkohen me testimin në kohën e duhur dhe të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm kombëtar dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit ndërsa është ende në fazën e testimit", theksohen në kumtesën e DAP-it. rq/

Foto: MIA

 

Остани поврзан