Danimarka premton "kontribut të rëndësishëm" në misionin e ri të NATO-s në Arktik
- Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen sot deklaroi se vendi i tij do të "kontribuojë ndjeshëm" në misionin e ri të Gardës Arktike të NATO-s.
Kopenhagë, 11 shkurt 2026 (MIA) - Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen sot deklaroi se vendi i tij do të "kontribuojë ndjeshëm" në misionin e ri të Gardës Arktike të NATO-s.
“Ne do të japim një kontribut të rëndësishëm dhe duhet të mbështesim dinamikën, për të siguruar që Arktiku të jetë pjesë e planeve dhe ushtrimeve të NATO-s për një kohë të gjatë”, theksoi Poulsen.
Ai shtoi se mbështetja do të përcaktohet në koordinim me aleatët e tjerë të Aleancës.
Shefi danez i Mbrojtjes, Mihael Vidgers Hildgard, deklaroi se Garda Arktike do të forcojë ndjeshëm krahun verior të NATO-s dhe Danimarkës.
Qëllimi është të demonstrohet aftësia NATO-s për përgjigje në pjesën veriore të zonës së përgjegjësisë së Aleancës.
Edhe Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometra me Rusinë, gjithashtu e mirëpriti iniciativën për të forcuar sigurinë në rajon.
"Për Finlandën, është e rëndësishme që NATO të ketë aftësi të forta për përgjigje dhe mbrojte në rajonin e Arktikut dhe të jetë në gjendje t'i përgjigjet, në veçanti, kërcënimit rus. Kina gjithashtu po kërkon të forcojë rolin e saj në Arktik", theksohet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes të Finlandës. ls/
Foto: EPA