• четврток, 19 март 2026

Dëshmitarë të rinj për zjarrin në "Pulls" sot në gjykatën në Idrizovë

Dëshmitarë të rinj për zjarrin në

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria publike, sot në gjykatën në "Indrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar.

Në seancën e kaluar para gjykatës janë marrë në pyetje dy dëshmitarë. Dëshmitarja Maja Timovska, udhëheqëse e Sektorit për parandalim, planifikim dhe zhvillim në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), sqaroi se të gjithë pjesëmarrësit në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të detyruar të parashtrojnë katër dokumente: elaborat për mbrojtje dhe shpëtim, rregullore për mbrojtje nga zjarret, vlerësim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore e tjera, si dhe plan për mbrojtje dhe shpëtim. Në pyetjen nëse menaxherët e diskotekës "Pulls" kanë pasur detyrim ta dorëzojnë dokumentacionin, Timovska u përgjigj pozitivisht.

Paraprakisht, dëshmitarja - këshilltare teknike, Verica Milevska-Stefanovska, kryetare e Odës së Republikës së Maqedonisë për sigurim privat, dëshmoi për procedurat ligjore për marrjen e licencës, detyrimet gjatë lidhjes së kontratave të sigurisë, si dhe autorizimet e punëtorëve gjatë kontrollit në hyrje dhe pranisë së të miturve në objekte. Kur u pyet nëse përdorimi i piroteknikës paraqet rrezik për sigurinë, dëshmitarja u përgjigj pozitivisht.

Zjarri në diskotekën "Pulls" në Koçan shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë paraqitjes së bendit DNK dhe është një nga tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit. Me seancën e sotme gjyqësore, procedura e provave vazhdon me paraqitjen e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorëve publikë. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан