Cikloni sjell reshje të dendura të shiut, erë dhe borë në male
- – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nesër dhe të enjten në Maqedoninë e Veriut priten reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura, mbi 20 litra në metër katrorë, gjegjësisht mbi 30 litra të enjten, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nesër dhe të enjten në Maqedoninë e Veriut priten reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura, mbi 20 litra në metër katrorë, gjegjësisht mbi 30 litra të enjten, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore, në vendet më të larta dhe male shiu do të kalojë në borë. Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë e fuqishme e kohëpaskohshme, e cila lokalisht do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë.
Të premten dhe të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa nga e diela pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s