CENTKOM parandaloi lundrimin e më shumë se 70 tankerëve drejt porteve iraniane
- – Komanda qendrore amerikane (CENTKOM) sot njoftoi se forcat amerikane për momentin po parandalojnë hyrje dhe dalje të më shumë se 79 tankerëve nga portet iraniane.
Uashington, 8 maj 2026 (MIA) – Komanda qendrore amerikane (CENTKOM) sot njoftoi se forcat amerikane për momentin po parandalojnë hyrje dhe dalje të më shumë se 79 tankerëve nga portet iraniane.
Në një publikim në rrjetin social Iks, CENTKOM njoftoi se anijet komerciale kanë kapacitet që të transportojnë më shumë se 166 milionë fuqi naftë iraniane, në vlerë prej më shumë se 13 miliardë dollarë.
SHBA-ja vendosi bllokadë në Ngushticën e Hormuzit të hënën, më 13 prill, në orën 16 sipas kohës së Evropës së Mesme, që ka të bëjë për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane dhe zonat bregdetare, duke përfshirë edhe portet në Gjirin Arab dhe të Omanit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s