Buletini i MPB-së
- Më 18.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria H.E. (35) nga Shkupi, I.D. (49) nga Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, S.F. (32) nga Turqia dhe E.O. (24) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Shkup, 19 nëntor 2026 (MIA) - Më 18.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria H.E. (35) nga Shkupi, I.D. (49) nga Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, S.F. (32) nga Turqia dhe E.O. (24) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ka paraqitur kallëzim penal kundër J.J. (49) nga rrethina e Probishtipit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 07.11.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 18.11.2026, rreth orës 17:30, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Vodenska“ me rr. „Kryengritja e Razlovës“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“, me targa të Shtipit, i drejtuar nga D.G. (28) nga Shtipi dhe një motoçiklete me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga D.K. (48) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.K. nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 17.10.2026, në rrethinë të Kumanovës, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht partneren e tij.
Më 18.11.2026, rreth orës 08:00, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, një automjet i udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (21) nga fsh. Lubodrag, rrethina e Kumanovës, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident, A.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër T.G. (27) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 30.10.2026, në shtëpinë familjare në Kriva Pallankë, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht një person.
Më 18.11.2026, në orën 21:00, në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria lirinë B.K. (44) nga Shkupi, sepse ka penguar nëpunësit policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.N. (54) nga Sveti Nikolla mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Rrezikim i sigurisë“ dhe „Moszbatim i vendimit gjyqësor“. Më 15.11.2026, në shtëpinë familjare në Sveti Nikollë, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari u ka bërë kërcënime bashkëshortes dhe vajzës së tij, me ç’rast ka vepruar në kundërshtim me Aktvendimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore në Sveti Nikollë, me të cilin i ndalohet t’i kërcënojë, t’i keqtrajtojë dhe t’i shqetësojë ato.
Më 19.11.2026, në orën 00:05, në Stacionin Policor Bit Pazar, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.I. (45) nga Shkupi, sepse e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër G.K. (39) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Në periudhën nga 01.08.2026 deri më 13.11.2026, i kallëzuari, në katër raste, përmes një aplikacioni në rrjetet sociale i ka bërë kërcënime një personi.
Më 18.11.2026, në orën 20:00, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.S. (32) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të një gruaje 23-vjeçare se ai e shqetësonte, përkatësisht e telefononte, i dërgonte mesazhe dhe e ndiqte para shtëpisë së saj, si dhe i trokiste në derën hyrëse të banesës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
NJPK Krushevë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.B. (69) nga fsh. Belushinë, Komuna e Krushevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Vjedhje“. Më 29.10.2026, në fsh. Belushinë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë kanë ndaluar një traktor të ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, të cilin e drejtonte i kallëzuari.
Më 18.11.2026, rreth orës 14:30, në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S. (40) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai ishte vërejtur nga një e punësuar në një objekt tregtar duke marrë sende, pas çka, së bashku me një person të gjinisë femërore, e kanë sulmuar fizikisht të punësuarën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.A. (36) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 16.08.2026, në një kazino në Kriva Pallankë, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të sigurimit të kazinosë.
Më 18.11.2026, në orën 23:10, në SPB Shkup, S.M.P. (33) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Radishanit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë persona për shkak të kryerjes së veprës penale „Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, pesë persona kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht: M.I. (18), H.B. (18), Xh.S. (24), të gjithë nga Shkupi, E.A. (26) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit dhe M.I. (40) nga fsh. Përshovc, Komuna e Tearcës. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar dy shoferë, përkatësisht: N.S. (40) nga Shtipi dhe A.S. (44) nga Shtipi, i cili ka shkaktuar edhe aksident trafiku me lëndime trupore. Ndërsa, me masë aktive ndalimi, automjetin e ka drejtuar B.D. (39) nga fsh. Goshincë, rrethina e Likovës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.
Më 18.11.2026, në orën 19:30, në rr. „101“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria J.H. (27) nga Gostivari, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqiten kallëzimet përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.N. (35) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Vrasje në tentativë“. Më 15.11.2026, në oborrin e shtëpisë së A.N. në fsh. Çegran, pas një zënke dhe përleshjeje fizike paraprake, i kallëzuari me një send të mprehtë i ka shkaktuar plagë nga shpimi A.N..
Më 18.11.2026, në orën 12:30, në rr. „Marshall Tito“ në Makedonski Brod, nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria B.B. (45) nga fsh. Pllasnicë, Makedonski Brod. Gjatë kontrollit të kryer të një automjeti transportues me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar dru që nuk përputheshin me fletë përcjellësen që e posedonte. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L. (49) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 19.07.2026, në Gostivar, i kallëzuari i ka bërë kërcënime një gazetari në një televizion digjital lokal në Gostivar, gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës.
Më 18.11.2026, në orën 11:30, në SPB Ohër, nga një shkollë fillore në Ohër është denoncuar se një nxënëse e tyre 11-vjeçare ishte keqtrajtuar fizikisht nga nëna e saj në shtëpinë familjare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ka paraqitur kallëzim penal kundër I.A. (46) nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Moszbatim i vendimit gjyqësor“. Më 17.10.2026, i kallëzuari është gjetur në shtëpinë familjare të vëllait të tij dhe me këtë nuk e ka respektuar Aktvendimin gjyqësor të Gjykats Themelore të Shtipit, me të cilin i është shqiptuar ndalim për ta kërcënuar, keqtrajtuar dhe shqetësuar vëllain e tij.
Më 19.11.2026, në orën 03:45, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria V.M. (42) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore se e kishte sulmuar fizikisht pas një grindjeje të shkurtër në shtëpinë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 18.11.2026, në orën 17:30, në NJPB Prilep, një banor 85-vjeçar i rrethit të Prilepit ka denoncuar se, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 18.11.2026, në orën 20:30, në një fshat të rajonit të Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria një banor 38-vjeçar të fshatit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 18.11.2026, në orën 17:10, në SPB Shkup, N.S. (45) nga fsh. Pagarushë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 13:30, në zonën e Bit Pazarit, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa vajza të mitura, ndërsa një i mitur e kishte incizuar ngjarjen me telefon celular, më pas videoja ishte publikuar në një rrjet social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër F.D. (20) dhe D.D. (19) nga Shtipi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“, si dhe kundër D.D. (19) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 01.11.2026, në shtëpinë familjare në Shtip, pas një zënke paraprake, personi i kallëzuar i parë ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, personi i kallëzuar i dytë, në fund të muajit tetor të vitit 2026, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, ndërsa më 30.10.2026, në shtëpinë familjare, personi i kallëzuar i tretë i ka bërë kërcënime me jetë nënës së tij.
Më 18.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, një burrë 34-vjeçar ka denoncuar se më 16.11.2026, në shtëpi, në zonën e Bit Pazarit, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë nga njerku i saj F.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.11.2026, në orën 00:00, në SPB Shkup, E.M. (40) nga Shkupi ka denoncuar se më 18.11.2026, rreth orës 17:00, në vendin e tij të punës, në një kompani në zonën e Qendrës, një person i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër H.M. (50) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“. Më 30.07.2026, në një objekt hotelierik në fsh. Çegran, i kallëzuari e kishte mbyllur me çelës derën hyrëse dhe u kishte thënë personave të gjinisë femërore, të cilat punonin në lokal, që të largoheshin përmes hyrjes së pasme të objektit dhe në këtë mënyrë i kishte penguar nëpunësit policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Më 18.11.2026, në orën 21:45, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare ka denoncuar se në shtëpi, në zonën e Bit Pazarit, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga xhaxhai i saj M.F., i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.11.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, I.B. (44) ka denoncuar se rreth orës 15:00, në vendin e tij të punës, në objektin e postës në zonën e Gjorçe Petrovit, një person i gjinisë femërore i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Foto: Arkivi i MIA-s