Budanovi: Negociatat midis Ukrainës, ShBA-së dhe Rusisë kaluan në mënyrë konstruktive
- Shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kirilo Budanov, sot deklaroi se raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, të mbajtur në Abu Dabi, ishte konstruktiv, por nuk dha detaje rreth marrëveshjeve të arritura.
Abu Dabi, 5 shkurt 2026 (MIA) - Shefi i Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kirilo Budanov, sot deklaroi se raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, të mbajtur në Abu Dabi, ishte konstruktiv, por nuk dha detaje rreth marrëveshjeve të arritura.
Në një deklaratë për portalin ukrainas RBK-Ukrainë, Budanovi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për organizimin dhe ndërmjetësimin e konsultimeve.
"Negociatat shkuan vërtet në mënyrë konstruktive. Jam mirënjohës ndaj ShBA-së dhe EBA për organizimin dhe ndërmjetësimin cilësor", tha Budanovi, i cili mori pjesë në punën e delegacionit ukrainas.
Foto: Arkivi i MIA-s