• петок, 15 мај 2026

Britania e Madhe po dërgon një anije luftarake në Lindjen e Mesme si përgatitje për të mbrojtur lëvizjen e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit

Britania e Madhe po dërgon një anije luftarake në Lindjen e Mesme si përgatitje për të mbrojtur lëvizjen e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit

Londër, 10 maj 2026 (MIA) – Britania e Madhe kumtoi se po dërgon anijen e saj luftarake “Dragon” në Lindjen e Mesme si përgatitje për një veprim të mundshëm ndërkombëtar për mbrojtjen e lëvizjes së anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Shkatërruesi “Dragon”, i pajisur me sisteme të mbrojtjes ajrore, ishte dërguar në mars në Mesdheun Lindor, pak pas fillimit të luftës me Iranin, për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros.

Vendosja e anijes “Dragon” në Lindjen e Mesme vjen pas lëvizjes së Francës për të dislokuar grupin e saj sulmues të aeroplanmbajtëses në pjesën jugore të Detit të Kuq.

“Pozicionimi i mëparshëm i anijes ‘Dragon’ është pjesë e planifikimit për të siguruar që Britania e Madhe është e përgatitur të sigurojë ngushticën si pjesë e një koalicioni shumëkombësh, të udhëhequr bashkërisht nga Britania e Madhe dhe Franca, kur kushtet ta lejojnë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë britanike të Mbrojtjes. ls/

 

Остани поврзан