• четврток, 17 октомври 2024

Britania e Madhe dhe Franca kanë konvokuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak të situatës humanitare në Gaza

Britania e Madhe dhe Franca kanë konvokuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së KB-së për shkak të situatës humanitare në Gaza

Londër, 16 tetor 2024 (MIA) - Britania e Madhe dhe Franca kanë konvokuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së KB-së, që të diskutojnë për situatën humanitare në Gaza, ndërsa Londra e shqyrton mundësinë për vendosje të sanksioneve për dy ministra izraelitë, deklaroi sot kryeministri britanik Kir Starmer.

"E prezantojmë në mënyrë konstante këtë me partnerët tanë. Ka nevojë urgjente, e cila ekziston një kohë të gjatë, që të shkojë ndihmë më e madhe në Gaza", deklaroi Starmer.

Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami tha se Izraeli duhet të sigurojë mbrojtje të civilëve dhe t'i hapë rrugët që të lejojë ndihmë për shpëtimin e jetëve, si dhe se në takimin e Kombeve të Bshkuara do të shqyrtohen këto çështje. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан