• четврток, 12 февруари 2026

Bozhinovska - Varnes: SHBA-ja me mbështetje të fuqishme për reformat dhe zhvillimin e sektorit energjetik

Bozhinovska - Varnes: SHBA-ja me mbështetje të fuqishme për reformat dhe zhvillimin e sektorit energjetik

Shkup,11 nëntor 2026 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi takim pune me ushtruesen e detyrës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikoll Vernes. 

Në takim ishte theksuar rëndësia e jashtëzakonshme e Partneritetit Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së si shtytës kyç për fuqizimin e bashkëpunimit institucional, zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë afatgjate të shtetit, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). 

Shtojnë se u.d. ambasadorja Varnes i ka përshëndetur angazhimet e ministres Bozhinovska për konsolidimin sistematik të sektorit energjetik dhe harmonizim të tij me standardet evropiane. Në këtë kontekst, ishte biseduar për shumë projekte strategjike në energjetikë, drejt sigurimit të së ardhmes së sigurt, të qëndrueshme dhe konkurruese për shtetin. 

Ministrja Bozhinovska ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga SHBA-ja në sferat kyçe, duke përfshirë zbatimin e reformave në energjetikë dhe mbështetje për tranzicionin e gjelbër të vendit. 

“Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson bazë të fortë për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme, një sistemi modern energjetik dhe institucione të forta. Angazhimi ynë është i qartë, reforma, transparencë dhe zhvillim i qëndrueshëm në interes të qytetarëve”, theksoi ministrja Bozhinovska.

Dy bashkëbisedueset e konfirmuan përkushtimin e përbashkët për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, intensifikimin e aktiviteteve investuese dhe promovim të vlerave demokratike, si dhe përpjekjet e përbashkëta në sigurimin e paqes, qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale. 

“Takimi përfaqëson edhe një konfirmim për partneritetin e fuqishëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e drejtuar drejt përparimit dhe prosperitetit afatgjatë të shtetit”, theksojnë nga MEMBM. fc/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale 

Остани поврзан