Bozhinovska për MIA-n nga Athina: Vitin e ardhshëm do të ketë edhe një lidhje të gazit nga Greqia në Maqedoni dhe Serbi
- Kemi konstatuar se duhet të bashkëpunojmë, sepse bëhet fjalë për energjinë, bëhet fjalë për stabilitetin e furnizimit për qytetarët tanë, prandaj ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të thellohet, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në intervistën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, pas përfundimit të takimit të parë ministror katërpalësh ku përveç vendit tonë dhe Greqisë si nikoqire, morën pjesë edhe Bullgaria dhe Serbia.
Athinë, 15 maj 2026 (MIA) - Kemi konstatuar se duhet të bashkëpunojmë, sepse bëhet fjalë për energjinë, bëhet fjalë për stabilitetin e furnizimit për qytetarët tanë, prandaj ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të thellohet, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në intervistën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, pas përfundimit të takimit të parë ministror katërpalësh ku përveç vendit tonë dhe Greqisë si nikoqire, morën pjesë edhe Bullgaria dhe Serbia.

Në takimin e parë ministror të mbajtur në Athinë, ministrat e katër vendeve shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e sigurisë energjetike evropiane dhe rajonale, forcimin e ndërlidhjeve dhe bashkëpunimit energjetik në rajon, si dhe nevojën për të përshpejtuar projektet strategjike të infrastrukturës energjetike.
Ministrja Bozhinovska tha se kanë ra dakord se takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për katër vendet, duke pasur parasysh se dy janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa dy të tjerat, ne dhe Serbia, kandidate për anëtarësim.
"Konstatuam se duhet të bashkëpunojmë, sepse bëhet fjalë për energjetikën, bëhet fjalë për stabilitetin e furnizimit për qytetarët tanë, prandaj duhet të bashkëpunojmë, siç është rasti tani. Thamë se ky bashkëpunim do të thellohet, pra ne bashkëpunojmë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe sigurisht që do të lidhemi më shumë. Gjithashtu diskutuam për ndërtimin e interkonektorëve të ri, konkretisht midis Maqedonisë dhe Greqisë, eventualisht midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, që do të thotë se kemi një sasi të shtuar energjie nga burimet e rinovueshme dhe do të vazhdojmë të lidhemi edhe më tej", theksoi ministrja.

Shtoi se kanë diskutuar edhe vështirësitë dhe problemet, dhe sigurisht bashkëpunimin, gjatë së cilës u identifikuan projekte të përbashkëta dhe u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e tyre.
"U dakorduam që ky të jetë një takim i rregullt, do të mbahet në Beograd në shtator ose tetor, pastaj në Shkup dhe më pas në Sofje. Folëm kryesisht për interkonektorin e gazit që do të jetë gati vitin e ardhshëm, dje shpallëm tenderin për lidhjen me Serbinë. Pra, vitin e ardhshëm do të ketë një lidhje tjetër nga Greqia në Maqedoni dhe Serbi", ka thënë Bozhinovska për MIA-n.
Njëkohësisht, theksoi ajo se me takimin e sotëm është bërë një fillim i mirë, aktivitetet do të përshpejtohen, duke pasur parasysh se ka shumë investime dhe fonde nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me atë nëse vende të tjera nga rajoni mund t'i bashkohen përbërjes katërpalëshe, ajo tha se për shkak të Korridorit vertikal, edhe Rumania mund të përfshihet, por gjithçka do të varet nga situata politike në vend.
Ministrja Bozhinovska që nga dje është për vizitë në Athinë, ku mori pjesë në panelin ministror "Përmbushja e qëllimeve deri në vitin 2030 - Angazhimet e lidershipit për tranzicionin energjetik" në konferencën mbi Tranzicionin energjetik në Mesdheun Lindor dhe Evropën Juglindore të organizuar nga "Fajnenshëll tajms" dhe "Katimerini", së bashku me ministrat e Energjetikës së Serbisë, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Maqedonisë së Veriut si dhe Greqisë si nikoqire ku theksoi se "na duhet një lidhshmëri më e madhe dhe bashkëpunim më i madh rajonal".

Sot, bashkë me kolegët nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia në kuadër të takimit të parë ministror energjetik, madje u dakorduan ta vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin rajonal energjetik.
Foto: MIA