• сабота, 21 февруари 2026

Bozhinovska nga Prilepi: Koncesionarët duhet të sjellin zhvillim për qytetarët

Bozhinovska nga Prilepi: Koncesionarët duhet të sjellin zhvillim për qytetarët

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të vizitës së punës në Komunën e Prilepit, zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Dejan Prodanoski, ku u diskutua për gjendjen dhe mundësitë zhvillimore në sektorin e minierave, si dhe për përfitimet që vetëqeverisja lokale ka nga aktivitetet koncesionare.

Në takim u theksua se Prilepi përfaqëson një nga komunat me numrin më të madh të konce-sionarëve aktivë në vend, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal, hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e të hyrave në buxhetin komunal. Bashkëbiseduesit diskutuan për efektet e rritjes së koncesioneve, si dhe për nevojën e ruajtjes së një balanci të qëndrueshëm ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Theks i veçantë iu kushtua bash-këpunimit ndërmjet komunës dhe koncesionarëve, me ç’rast u konstatua se është e rëndësishme respektimi i plotë i detyrimeve ligjore dhe standardeve të punës, si dhe dialogu i vazhdueshëm me komunitetin lokal me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

“Zhvillimi i minierave duhet të ndihet drejtpërdrejt edhe në nivel lokal. Qëllimi ynë është që komunat të kenë përfitim real, ndërsa kompanitë të punojnë sipas standardeve dhe rregulloreve më të larta”, theksoi ministrja Bozhinovska.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e mbikëqyrjes inspektuese, me ç’rast u paralajmërua hapja e një zyre të re të Inspektoratit Shtetëror në Prilep. Prania e re e shërbimeve inspektuese në nivel lokal do të mundësojë mbikëqyrje më të madhe në terren, kontrolle më efikase dhe veprim në kohë, duke kontribuar në forcimin e mëtejshëm të besimit dhe transparencës në punë.

"Ministrja Bozhinovska theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar ndaj një marrëdhënieje partner-iteti me vetëqeverisjet lokale, me një qëllim të qartë - zhvillimin e sektorit të minierave si shty-tës ekonomik, por me respektim të plotë të rregulloreve dhe interesave të qytetarëve", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. mb/

Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Остани поврзан