• сабота, 16 мај 2026

Boko Haram vrau 23 ushtarë në Çad

Boko Haram vrau 23 ushtarë në Çad

Nxhamena, 5 maj 2026 (MIA) – Pjesëtarë të Boko Haramit mbrëmë sulmuan një pikë ushtarake dhe vranë 23 ushtarë, njoftoi sot Armata në Çad. 

Në sulmin që ndodhi në ishullin Barka Tolorom janë plagosur 26 ushtarë. 

Në kumtesën e Armatës së Çadit theksohet se “numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Boko Haramit janë neutralizuar”. 

Presidenti i Çadit, Muhamat Idris Debi sulmin e vlerësoi si akt qyqar. 

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Boko Haram gjatë 10,5 viteve të kaluara vrau mijëra njerëz, ndërsa dëboi miliona njerëz. Grupi vazhdon me aksionet e tij në disa pjesë të Nigerisë, Kamerunit, Çadit dhe Nigerit.

Boko Haram, që në gjuhën arabe ka kuptimin Njerëz të përkushtuar përhapjen e mësimit të profetit dhe luftës së shenjtë, është formuar në vitin 2002 në Niger, që më vonë të përhapet në shtetet fqinje. 

Organizata lufton për vendosjen e sheriatit. Boko Haram është kundër arsimit perëndimor, kulturës perëndimore, shkencës bashkëkohore, ndërsa gjithashtu është kundër organizimit të zgjedhjeve. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан