Bisedë telefonike Erdogan-Zelenski: Konflikti në Iran nuk duhet t’i pengojë negociatat për Ukrainën
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në bisedën telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se konflikti në Iran nuk duhet të pengojë negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, informoi sot Drejtoria e komunikimit të presidencës së Republikës së Turqisë.
Ankara, 10 mars 2026 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në bisedën telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se konflikti në Iran nuk duhet të pengojë negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, informoi sot Drejtoria e komunikimit të presidencës së Republikës së Turqisë.
Siç transmeton Anadollu, të dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamje mbi raportet midis Turqisë dhe Ukrainës, si dhe çështje më të gjera rajonale, theksohet në komunikatë.
Erdogani theksoi se konflikti i vazhdueshëm në Iran "nuk duhet të pengojë kërkimin për paqe në Ukrainë". Ai shtoi se negociatat duhet të vazhdojnë "pa vonesa" për të mbështetur përpjekjet për t'i dhënë fund luftës.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rindërtimit të Ukrainës dhe adresimin e nevojave të vendit pas konfliktit. Sipas Erdoganit, shërimi i plagëve të Ukrainës, fillimi i procesit të rindërtimit dhe vendosja e sigurisë së qëndrueshme "janë me rëndësi të madhe".
Erdogani theksoi gjithashtu se siguria detare në Detin e Zi mbetet me rëndësi thelbësore për Turqinë.
Erdogani theksoi gjithashtu se Ankaraja është gati të ofrojë "të gjithë mbështetjen e nevojshme" në përpjekjet që mëtojnë arritjen e këtyre qëllimeve.
Foto: Anadollu