Bi-Bi-Si:Tetë marinarë janë vrarë, ndërsa mijëra kanë mbetur të bllokuar për shkak të sulmeve iraniane ndaj anijeve
- Përderisa Irani kërcënohet se do të vazhdojë të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit, rreth 20.000 marinarë mbeten të bllokuar në anije në Gjirin Persik.
Teheran, 12 mars 2026 (MIA) –Përderisa Irani kërcënohet se do të vazhdojë të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit, rreth 20.000 marinarë mbeten të bllokuar në anije në Gjirin Persik.
Bi-Bi-Si ka mësuar se tetë marinarë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i konfliktit, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e sulmit ndaj anijes së ngarkesave të rënda me flamur tajlandez, Mayuree Naree.
Gjendja e burrave dhe grave që transportojnë mallra nëpër botë me anë të detit do të jetë në krye të agjendës së takimit të Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së, të planifikuar për javën e ardhshme.
Takimi i jashtëzakonshëm në Londër u thirr nga Egjipti, Franca, Katari, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.
Megjithatë, përveç presionit diplomatik dhe kumtesës që dënon atë që po ndodh, është e vështirë të kuptohet se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë IMO-ja. Rregulloret e saj kërkojnë që anijet të jenë "të pajisura në mënyrë të mjaftueshme dhe efikase".
Pra, përderisa IMO përpiqet të koordinojë përpjekjet për t'u kujdesur për ata që kanë ngecur në anijet me rezerva dhe qasje në internet, ata mbeten objektiva të lehta për sulme të mëtejshme iraniane, komenton media britanike. ls/
Foto: EPA